Paralajmërimi i ish-shefit të shërbimit sekret të Ushtrisë: Do të ketë edhe...

Paralajmërimi i ish-shefit të shërbimit sekret të Ushtrisë: Do të ketë edhe të tjerë dezertime Komandosh

190
0
Shares

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Ushtarak, Ylli Zyla, duke folur në studion e Report TV u shpreh se dezertimi i katër ushtarëve nga misioni në Angli është një rrezik që do të pasohet nga të tjera dezertime, pasi ushtarët janë të përbuzur dhe të fyer nga trajtimi që iu bëhet.
“Kjo ndodh sepse lidershipi i ka përbuzur, mashtruar e vjedhur ushtarakët shqiptarë, prandaj dhe ndodhin dezertimet. Kjo është për faj të Mimi Kodhelit dhe ish-shefit të Shtabit për 4 vite. Ky është rrezik dhe alarm, pasi do të ketë të tjerë që do të largohen nga FA-të, mos me dezertim me dëshirë dhe kërkesë”, u shpreh Zyla.
Ylli Zyla thotë se, “për vite me radhë kanë dezertuar nga FA shumë komando të aftë për të cilët janë paguar miliona lekë për trajnimin e tyre. Nuk mundet një ushtarak që të jetojë me 300 mijë lekë në muaj dhe me një dietë ushqimore me 20 mijë lekë të vjetra në muaj. Ushtarakët duhet të denoncojnë këto raste abuzive. Buxheti i FA është 0.8% i GDP-së dhe është shumë pak, pasi 2% e GDP-së ushtrisë i duhet vetëm për rroga dhe pajisje. Më 0.8 % ose 1.2% nuk bën gjë tjetër vetëm se merr rrogën dhe shkon në shtëpi, nuk ke forcë operacionale. Me këtë buxhet ushtria mbyllet në kazermë dhe ushqehet”, shprehet Zyla.
Për sa i përket 4 komandove që dezertuan Zyla u shpreh se nuk i njeh pasi ata janë të rinj dhe janë pjesë e rekrutimeve të 2015 “që u bënë me bujë të madhe”.
Sipas tij, këta ushtarë duhet të ishin kontrolluar nga Shërbimet e Inteligjencës Ushtarake para se të niseshin në mision.
“Dezertimi i këtyre komandove na humb besueshmërinë para partnerëve, ka krijuar një marrdhënie mosbesimi me partnerët e NATO-s, sidomos me SHBA-në dhe Britaninë. Nuk ka më besueshmëri që ushtarakët tanë të shkojnë në misione dhe trajnime”, theksoi ish-kreu i SHIU.
Sipas Zylës komandot e dezertuar do krijojnë alibi të ndryshme për të fituar azile ose dokumente: kanë qenë të denigruar, karriera jo sipas meritës, të pavlerësuar, të ofenduar, etj.
“FA ka mbërritur në një pikë sa në një kërkesë të Ambasadës Amerikane për 10 vende të lira si roje, aplikuan rreth një mijë ushtarë”, vijon Zyla.
“Dezertimi i fundit zyrtar ka qenë në vitin 2008 dhe deri në 2014 nuk ka pasur dezertime. Tre vitet e fundit FA ka denigruar dhe ushtri kanë ngelur njerëz që kanë humbur shpresat”, thotë ish-kreu i SHIU.
“Korrupsoni megaloman që ka ndodhur për 4 vite te Ministria e Mbrojtjes, që te radarët, tenderat dhe gjithë korrupsionin e bëra nga MM më në krye Mimi Kodheli dhe gjithë zyrtarët e tjerë”, theksoi Zyla.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY