Ilir Meta: Pse mund të jap dorëheqjen si President që tani

Ilir Meta: Pse mund të jap dorëheqjen si President që tani

122
0
Shares

Presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka komentuar sonte në top story të Sokol Ballës krizën, mundësinë për tejkalimin e saj dhe se ne cfarë rasti ai do të mudn të jepte sërish dorëheqjen nga President.

Sokol Balla: Në çadër pati një pezmatim kur u bë publik emri juaj për President. U duk sikur u vërtetua ajo thonin të gjithë, që në çadër ishte një lojë tripolare. Basha tha që zgjedhja e Metës President kushtoi 35 milionë dollarë, duke iu referuar këtu fondit për rrugën Tiranë-Elbasan.

Ilir Meta: Çështjen e rrugëve zoti Basha e di më mirë se unë se unë nuk kam qenë ministër i Transportit. Unë kam patur kanale politike me opozitën dhe nuk i fsheh. Unë komunikimet i kam publike. Për dekriminalizimin i kam dhënë të drejtë PD, që kur është bërë ligji, për të gjithë ata që kanë meraj për reformën në drejtësi që nuk zbatohet, por ato ngjarje, ato vonesa zhvendosën gjërat në kohë dhe zgjedhjet dhe reforma në drejtësi u bashkuan duke krijuar një masë kritike. Për drogën, qëndrimi i LSI ka qenë shumë i qartë dhe më herët se opozita. Opozita e ktheu këtë në kauzë pas zgjedhjeve të Dibrës, sepse besonte se ato u blenë nga kanabisi. Për çështjen e Kryeministrit, si mund të ikë Kryeministri? Nëse kryeministri do të largohet, mund ta bëjë. Unë nuk i kam krijuar asnjë iluzion opozitës se mund të ndodhin zgjedhje përtej korrikut, sepse mandati i këtij Parlamenti përfundon më 9 shtator. Nuk jemi në gjendje lufte, as në gjendje të jashtëzakonshme për të bërë zgjedhje në tetor, nëntor apo dhjetor. Unë kam thënë që duhet një qeveri besimi që të japë zgjidhje për Parlamentin.

Sokol Balla: Ju ndoshta nuk e keni krijuar këtë iluzion, por krijuat iluzionin tjetër kur deklaruat pas darkës së famshme tek Pazari i Ri, që LSI nuk dot ë futej në zgjedhje nëse PD nuk do të futej.

Ilir Meta: Është një nga deklaratat më të përgjegjshme të Kryesisë së LSI dhe u bë në një kohë shumë të favorshme për të parandaluar përshkallëzimin e krizës. Ka qenë shumë e qartë që ne, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së opozitës, ne bënim të qartë që kushtëzonim koalicionin me PS me demostrimin maksimal të saj për të krijuar klimën e nevojshme për zgjedhje. Unë nuk mund të them që zoti Rama nuk bëri përpjekjet e tij sa mund t’i bënte dhe ai nuk e refuzoi paketën McAllister. Edhe sot, nëse duhet posti i Presidentit të ardhshëm, e jap dorëheqjen, s’e kam asnjë problem. Ne na duhen zgjedhjet dhe imazhi i vendit. Dje takova përfaqësuesin e një agjencie turistike që ishte shumë i shqetësuar për situatën pasi turistët po anulonin prenotimet. Kur nuk vjen një turist, po një investitor që do të investojë miliona dollarë?

Sokol Balla: Çfarë i sugjeroni Kryeministrit dhe kreut të opozitës që të tërhiqen për të arritur në një pikë të përbashkët?

Ilir Meta: Qëndrimet e mia kanë qenë të qarta dhe këto ja kam thënë edhe zotit Rama, edhe kolegëve socialistë dhe ambasadorëve ndërkombëtarë. Gjithmonë kur diçka nuk shkon mirë është në dëm të të gjithëve, pavarësisht se kush ka përgjegjësi më shumë dhe kush më pak. Më e pakta që duhet të bëjmë është që të përmirësojmë komunikimin publik, që është shumë armiqësor dhe tensionues.

Sokol Balla: Mendoni që mbajtja e zgjedhjeve më 18 qershor në këto kushte është një opsion i pranueshëm?

Ilir Meta: Mbajtja e zgjedhjeve pa opozitën është një hap shumë i madh mbrapa për Shqipërinë dhe të gjithë, pavarësisht nëse e ka përgjegjësinë opozita apo jo. Ky është një problem i madh për Shqipërinë. Nuk ka rëndësi se çfarë do të thonë nesër në Bruksel, apo Uashington. Shqipëria do të jetë një vend që do të rrezikojë ndjeshëm kredencialet demokratike që ka krijuar deri më tani. Rruga e integrimit europian, pavarësisht se mund të jetë 100 përqind përgjegjësia e opozitës për këto që po ndodh, përsëri do të jetë një rrugë e vështirë dhe mbi të gjitha do të jetë problem paqja sociale për një konflikt që më shumë krijohet lartë, sesa ekziston poshtë mes demokratëve dhe socialistëve.

Sokol Balla: Kryeministri Rama thotë se zgjedhjet do të mbahen dhe me opozitën shihemi pas katër vitesh. Një Parlament i tillë mund të ketë legjitimitet, po sa do t’i rezstonte nevjës për një marrëveshje dhe përsëritjes së zgjedhjeve?

Ilir Meta: Unë dua të besoj se do të ndodhë mrekullia dhe ajo kërkon një rritje të përgjegjshmërisë dhe reflektimit të gjithsecilit prej nesh, por zgjedhjet pa përfshirjen e opozitës, por pa treguar edhe ajo një vullnet për t’u përfshirë, mund të sjellin pasoja që askush nuk mund t’i parashikojë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë një situatë e tillë. Nuk nderon asnjë shqiptar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY