VIDEO/ Vasili: Paratë po shpërndahen te pasanikët e qeverisë, kryeministri pengoi drejtësinë...

VIDEO/ Vasili: Paratë po shpërndahen te pasanikët e qeverisë, kryeministri pengoi drejtësinë me 75 vota pro Tahirit

90
0
Shares

Projektbuxheti për vitin 2018 u miratua në parim nga mazhoranca pas mesnatës, por lidhur me këtë çështje ka dalë sot në një prononcim për mediat kreu i Grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Ai shprehu shqetësimin e madh për favorizimin që kryeministri dhe qeveria po i bëjnë oligarkëve, të cilët do të përfitojnë paratë e taksapaguesve nëpërmjet koncesioneve dhe PPP-ve. “Dje u shënua armiqësia mes qeverisë e klientëve të saj dhe familjes shqiptare, e cila mori shuplakë shumë të rëndë shoqëruar me depresionin e madh të mungesës së shpresës”, tha Vasili. Lidhur me zhvillimet e tjera politike, si kërkesa e PS për shkarkimin e kreu të KQZ-së, Vasili tha se këto janë artifica për të hequr mendjen nga trafiku i drogës. “Shqipëria është një nyje e trafikut të heroinës. Gjithkush duhej të përlotej kur të shihte fëmijët e Bulqizës me gurë në krah që Kryeministri pati paturpësinë ta mohonte…Ç’na duhet neve shkarkimi i kryetarit të KQZ, kur Kryeministri i thotë policëve hiqni kapelet e mblidhni votat”, u shpreh Vasili. Duke e etiketuar kryeministrin Rama si Ponc Pilati, deputeti i LSI theksoi se ai po shpëlan duart nga ish-ministri Tahiri, teksa deklaron se ia ka lënë drejtësisë. Sipas Vasilit, kryeministri me votimin kundër heqjes së imunitetit të Tahirit vuri mburojë 75 vota për ta penguardrejtësin dhe artificet e KQZ-së nuk i mbulojnë këto. Pyetje: A jeni ju për zgjatjen e mandatit të kryeprokuroti Adriatik Llalla? Për këtë unë kam vetëm një përgjije: Çfarë përgjigje do të marr për këto tri çështje që ka ngritur LSI-ja për Buxhetin. Nëse unë marr përgjigje pozitive, atëherë kësaj qeverie i dhemb sadopak për shqiptarët. Zgjedhjen e Kryeprokurorit dhe të tjerat i ka ligji shumë të qarta.

Petrit Vasili bashkëbisedim me gazetarët tek selia e LSI-së

Petrit Vasili bashkëbisedim me gazetarët tek selia e LSI-së

Publié par Monika Kryemadhi sur vendredi 17 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY