FOTO GALERI/ Helmimi në shkollën e Shupenzës, Policia: 16 nxënës të shtruar...

FOTO GALERI/ Helmimi në shkollën e Shupenzës, Policia: 16 nxënës të shtruar në spital, ja shkaku i ngjarjes

156
0
Shares

Për incidentin e ndodhur pak më parë në shkollën e Shupenzës në Bulqizë, ku dhjetra nxënës pëfunduan në spital të helmuar, ka reaguar edhe policia nëpërmjet një deklarate zyrtare. Sipas uniformave blu, helmimi i nxënësve , 16 prej tyre të shtruar në spital tashmë, ka ardhur nga tymi i druve dhe jo nga gazi. Policia bën me dije se ishte bllokuar oxhaku i shkollës, e cila ngrohet me dru dhe jo me gaz.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 10.40, specialistët e postës së policisë Shupenzë, kanë marrë informacion se disa nxënës shkolle kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në qendrën spitalore në Shupenzë. Menjëherë kanë shkuar në ambjentet e qendrës spitalore ku nga veprimet paraprake të kryera ka rezultuar se : Në një shkollë të mesme në qendër Shupenzë, janë ndezuar kaldajat me lëndë drusore për ngrohjen e ambjentit, dhe në momentin e ndezjes oxhaku i shkollës ka qenë i bllokuar dhe për pasojë tymi është shpërndarë në ambjentet e brendshme të shkollës duke shkaktuar ndotje të ambjentit. Për pasojë janë asfiksuar dhe ndjerë keq nga ana shëndetësore disa nga nxënësit e kësaj shkolle, ku 16 prej tyre të moshave 16-18 vjeç, po transportohen për ndihmë më të specializuar drejt spitalit të Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY