FOTO/ Shpërthimi i gazit helmon dhjetëra fëmijë në shkollën e Shupenzës, 15...

FOTO/ Shpërthimi i gazit helmon dhjetëra fëmijë në shkollën e Shupenzës, 15 nxënës në spitalin e Bulqizës

275
1
Shares

Në shkollën e Shupenzës në Bulqizë dhjetëra fëmijë janë asfiksuar pas një rrjedhje gazi. Mësohet se të paktën 10 fëmijë janë shtruar në spital, ndërsa dhjetëra të tjerë janë me dhimbje koke dhe të vjella. Për rrjedhjen e gazit është bërë shkak sistemi i ri i ngrohjes në shkollë që po provohej për herë të parë, pasi moti ishte ftohur. Në këtë shkollë 9-vjeçare zhvillojnë mësimin mbi 100 nxënës, që kanë dalë nga klasat të trullosur, ndërkohë që ambulanca shkon e vjen në oborr për t’i dërguar në spitalin e Bulqizës ku po trajtohen me serum. Nxënësit janë jashtë rrezikut për jetën. Në spitalin e Bulqizës janë shtruar rreth 15 fëmijë të helmuar nga gazi i kaldajës së shkollës. Shumë të tjerë janë dërguar në spitalin e Peshkopisë, ndërsa ata në gjendje më të mirë shëndetësore po trajtohen në kushte shtëpie. Rrjedhja e gazit ka qënë e madhe dhe ka shqetësuar të gjithë fëmijët, me dhimbje koke dhe të vjella e disa dhjetra prej tyre kaluan në gjendje më të rëndë. Bashkë me prindërit e shqetësuar kanë mbërritur mjekët dhe policia, e cila ka nisur hetimet për shkakun dhe përgjegjësit për këtë ngjarje që mund të kishte shkaktuar tragjedi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

  1. Pershendetje!

    Ju shkruajme nga klinika “Aymed Tirana” e Mjekesise Hiperbarike, qe ben Terapine Hiperbarike me Oksigjen.
    Ofrojme ndihmen tone per t’i bere terapi Hiperbarike me Oksigjen femijeve te helmuar nga rrjedhja e gazit, indikacion i pare ne listen e indikacioneve te kesaj mjekesie!
    Jemi te gatshem ne cdo ore.

    Tel: 0673018627

    I urojme femijeve sherim te shpejte!

LEAVE A REPLY