Vatikani kërcënohet nga ISIS: “Gjak Krishtlindjesh, kështu që prisni”

Vatikani kërcënohet nga ISIS: “Gjak Krishtlindjesh, kështu që prisni”

129
0
Shares

Perëndimi sapo ka marrë kërcënimin e rradhës dhe një nga më të rëndët prej ISIS, që në prag të festave të fundvitit paralajmëron gjakderdhje.  Në rrjetet dhe mediat sociale po qarkullon nje fotomontazh ku shfaqet një person që drejton një automjet BMË dhe që futet me shpejtësi në sheshin para bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan. Ndërkohë edhe në faqen zyrtare të ISIS shkruhet: “Gjak Krishtlindjesh, kështu që prisni”. Sheshi Shën Pjetër mbledh dhjetëra mijëra besimtarë nga e gjithë bota gjatë festave të krishtera, të cilët ndjekin shërbesat e drejtuara nga Papa dhe ata mund të rrezikohen nga hyrja me automjete përmes zonave të këmbësorëve, që është një nga taktikat e përdorura shpesh kohët e fundit nga militantët e Shtetit Islamik për kryerjen e sulmeve terroriste. I tillë ishte sulmi i 19 dhjetorit 2016 në tregun e Krishtlindjeve në Berlin. Tuniziani Anis Amri hyri me kamion përmes tregut, duke vrarë 12 persona e duke plagosur dhjetëra të tjerë. Sulme të ngjashme pasuan edhe në kryeqendra të tjera europiane si Nisë, Londër, Stokholm e Barcelonë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY