Reagim i ashpër i PD: Qeveria përjashton opozitën nga Këshilli i Stabilizim...

Reagim i ashpër i PD: Qeveria përjashton opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asociimit, thyhet tradita 6-vjeçare

112
0
Shares

Partia Demokratike me një njoftim për shtyp ka ngritur akuza të forta në drejtim të qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, duke nënvizuar se pas një tradite 6 vjeçare qeveria ka përjashtuar opozitën nga Këshilli i Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian. Forca kryesore opozitare thekson se që prej vitit 2011, qeveria e PD-së në atë kohë krijoi precedentin pozitiv të përfshirjes së kryetarit të Komisionit parlamentar për Integrimin Europian, asokohe Ditmir Bushati, në takimet vjetore të Këshillit të Stabilizim Asocimit Shqipëri-Bashkim Europian. Sipas tyre, ky precedent pozitiv, bazuar në mbështetjen konsensuale mazhorancë-opozitë të anëtarësimit të vendit në BE, u kthye në traditë deri dje kur qeveria Rama u paraqit në Bruksel vetëm me zyrtarë si Bushati e të tjerë. Sipas selisë blu, në këtë takim nuk ishte i pranishëm kryetari i këtij komisioni, Genc Pollo, të cilit sipas tyre, nuk ju dërgua ftesë. “Ky gjest nuk është vetëm frikë nga e vërteta e kriminalizimit të shtetit, e cila nuk fshihet dot më as në Tiranë, Bruksel e gjetiu. Është edhe shenjë e degradimit politik të kësaj qeveria që rrënon çdo trashëgimi politike pozitive që ka gjetur duke u kapur fort mbas karriges si i mbyturi pas fijes së barit”, nënvizohet në reagimin e PD.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY