DOKUMENTET e “MIMI–LEAKS” / Zbulohen si u fikën radarët e ushtrisë…

DOKUMENTET e “MIMI–LEAKS” / Zbulohen si u fikën radarët e ushtrisë…

357
0
Shares

Pse ‘e dogji’ Edi Rama ish-ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe e zëvendësoi atë me Olta Xhaçkën?
Disa e lidhin arsyen me dështimin/kompromentimin e Mimi Kodhelit me çështjen e radarëve. Madje disa informacione jo-zyrtare kanë sugjeruar se përjashtimi i Kodhelit nga qeveria ‘Rama 2’ lidhej me këmbënguljen e shërbimeve të inteligjencës të shteteve të huaja, të cilat e kishin konstatuar Kodhelin si përgjegjëse për neutralizimin e sistemit të radarëve dhe për pasojë lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kanabisit.
Por ndërsa çështja e radarëve është kthyer së fundmi në vëmendjen e publikut si shtojcë e skandalit ‘Tahiri-Habilaj’, kjo çështje mund të jetë një skandal edhe më i rëndësishëm, pasi dyshohet përfshirja e Forcave të Armatosura në lehtësimin e trafikut.
Në periudhën Janar-Prill 2016, kur gjithë vëmendja mediatike ishte e përqendruar te reforma në drejtësi, një grup ish-ushtarakësh dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes kanë ndërrmarë një nismë të pazakontë, ata kanë hapur një faqe në Facebook të quajtur ‘Dosja Ministria Embrojtjes’ dhe kanë bërë publike në këtë faqe që një vit më parë dokumente autentike, raporte kontrolli dhe auditimi, ku pasqyrohen shkeljet flagrante me procedurat e kontrollit të radarëve dhe dalja jashtë kontrolli e sistemit të radarëve.
Faqja duket si një ‘Mimi-Leaks’.

– Një prej dokumenteve më kryesorë të publikuar është një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Ky raport i vitit 2015 zbulon se Ministria e Mbrojtjes ka cënuar elementë të sigurisë kombëtare duke përjashtuar nga gara për ‘tenderin e mirëmbajtjes së radarëve’ kompaninë amerikane ‘Lockheed Martin’.
Kompania amerikane ka instaluar e para këtë sistem të radarëve që përdor sot Shqipëria. Bëhet fjalë për mirëmbajtjen e atij sistemi që në gjuhën teknike quhet ‘SIVHD”.
Raporti i KLSH-së zbulon se ministrja Kodheli pasi ka përjashtuar kompaninë amerikane nëpërmjet një prokurimi problematik (në vitin 2013), ka shpallur fituese një kompani shqiptare të quajtur ‘IDEA – TEL’ për të cilën KLSH-ja thotë se e ka ofruar shërbimin me çmim disa fish me të shtrenjtë se amerikanët dhe se nuk ishte kompetente për mirëmbajtjen e shërbimit.

– Një tjetër publikim interesant i faqes ‘Mimi-leaks’, lidhet me një mashtrim publik që rezulton se ka bërë ministrja Kodheli në vitin 2014 sa i përket vënies në punë të sistemit të radarëve.

Më 19 shkurt 2014, ministrja Kodheli deklaroi se sistemi i radarëve ishte plotësisht i ngritur dhe se kufiri shqiptar ishte plotësisht i kontrolluar.
Por dy muaj më vonë, në Prill 2014, Komanda e Forcës Detare ka zbuluar se disa nga radarët kryesorë të vendosur në pika kyçe të vendit, ishin jashtë funksionit:

– Në faqen ‘Mimi-Leaks’ është bërë publik dhe një raport i detajuar i AKEP-it (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike) në vitin 2015.

Ky raport i AKEP-it konstatoi se kompania që bënte mirëmbajtjen e radarëve, kishte përdorur frekuenca të palejuara nëpër pikat e transmetimit duke shkelur kontratën dhe duke nxjerrë sistemin e transmetimit jashtë frekuencave që përdor ushtria.
Një tjetër gjetje e AKEP-it ishte dhe vendosja e kamerave CCTV (të sigurisë private) nga ana e kompanisë private ‘IDEA-TEL’ në pika të kontrollit të ushtrisë, një veprim rreptësisht i ndaluar dhe në kundërshtim me kontratën ligjore.

Në faqen ‘Mimi-Leaks’ gjenden dhe disa qindra dokumente të tjera që lidhen me kontrollet dhe njoftimet që specialistë të ministrisë i kanë bërë rangjeve më të larta drejtuese mbi problemin e radarëve.
Ndërsa në Kuvend ka nisur punën dhe një komision hetimor për çështjen e radarëve, duket se skandali është denoncuar në kohë madje dëshpërimisht nga disa ish-zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes të cilët i kanë plasur dokumentet në Facebook që prej vitit 2016.
Një paketë dokumentesh që tregon shuarjen e sistemit të radarëve për një periudhë prej të paktën 3 vitesh, periudhë e cila përkon me kulmin e mbjelljes së kanabisit dhe trafikimit ndërkombëtar të tij. Hashtag.al

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY