Xhafaj paralajmëron: Në Fier do të goditen edhe 4 grupe të tjera...

Xhafaj paralajmëron: Në Fier do të goditen edhe 4 grupe të tjera kriminale

172
0
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj gjatë diskutimit për buxhetin në Kuvend ka deklaruar se policia do të pastrohet nga të gjithë të inkriminuarit. Duke komentuar operacionin Forca e Ligjit që nisi një ditë më parë në Fier, Xhafaj paralajmëroi se janë të skeduar edhe 4 të tjerë të cilët do të goditen.
“Do të marrim pajisje speciale për të luftuar krimin e organizuar. Buxheti mundëson plotësisht realizimin e prioriteteve. Do të vazhdojmë që të godasim kultivimin e kanabisit.
Implikimi i punonjësve të policisë në trafik është një motiv më tepër për t’i hequr nga policia përmes Vettingut. ‘Forca e Ligjit’ do të luftojë krimin e organizuar. Goditja e një prej 5 grupeve të skeduara në atë rajon do të vijojë. Jemi në fund të grumbullimit të të dhënave të grupeve kriminale, një data baze për personat e përfshirë në këtë biznes”, deklaroi Xhafaj.
“Jam ulur në atë karrige jo për interesa e ambicie personale por për më shumë rend e siguri për t’u siguruar që reforma e re e drejtësisë do zbatohet për të qene të gjithë të barabartë përpara ligjit. Lufta kundër krimit është një sfidë e madhe për të gjithë ne. duhet ta fitojmë dhe do e fitojmë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY