Bllokimi i arrestimit të Tahirit, zëvendësministri i Jashtëm i Austrisë: Askush të...

Bllokimi i arrestimit të Tahirit, zëvendësministri i Jashtëm i Austrisë: Askush të mos fshihet pas autoritetit

133
0
Shares

Zëvendësministri i Jashtëm i Austrisë gjendet në Tiranë për një vizitë zyrtare, dje ai u takua me presidentin Meta, sot me zyrtarë të tjerë.
Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, Michael Linhart flet për marrëdhëniet dypalëshe, aspiratën e Shqipërisë për t’u integruar në BE dhe rëndësinë e reformës në drejtësi, si kusht për hapjen e negociatave me Brukselin.
I pyetur lidhur me vendimin e parlamentit shqiptar që bllokoi arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri (i cili akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal dhe favorizim të trafikut të drogës), Dr. Linhart tha askush nuk duhet të fshihet pas autoritetit.
“Unë jam i bindjes se qytetarët e një shteti duhet të jenë të barabartë para ligjit. Askush nuk duhet të kërkojë dhe të gjejë mbrojtjen e ndonjë autoriteti. Kjo vlen për të gjitha vendet që i janë bashkuar idesë europiane dhe sigurisht edhe për vendet që dëshirojnë t´i bashkohen kësaj ideje.
Një tjetër parim i rëndësishëm ligjor është edhe prezumimi i pafajësisë. Prandaj unë do të këshilloja, t´i lëmë gjykatat të punojnë”, deklaroi zëvendësministri i Jashtëm i Austrisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY