Greqi, shqiptari digjet i gjallë brenda makinës në Athinë

Greqi, shqiptari digjet i gjallë brenda makinës në Athinë

227
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Vuliagmeni” në Athinë, ku një person është djegur i gjallë brenda makinës. Policia greke thotë se viktima është një shqiptar 50-vjeçar, megjithëse kufoma është djegur tërësisht dhe nuk mund të përcaktohej nëse është grua apo burrë.
Hetuesit grekë thonë se targat e makinës së djegur i përkasin pikërisht një shqiptari 50-vjeçar që mendohet të jetë viktima, ndërsa identitetin e tij nuk e kanë bërë me dije. Automjeti shpërtheu në flakë pak para orës 10:00 pranë portit sipas orës lokale, dhe kur zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje u përballën me një pamje të tmerrshme. Makina tip “Citroen” ishte djegur tërësisht, po kështu edhe viktima që ndodhej në sediljen e shoferit.
Hetimet paraprake kanë treguar se zjarri nisi nga brenda automjetit, kurse shkaqet janë ende të paqarta. Kufoma është dërguar në departamentin e mjekësisë ligjore për t’u kryer autopsia, që do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes dhe për të verifikuar plotësisht identitetin.
Nga ana tjetër, Policia e Athinës ka nisur hetimet për ngjarjen dhe ka lënë të hapura të gjitha pistat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY