DENONCIMI/Berisha: Ngrihuni në protesta, refuzoni çmimin e ujit të Lali Plehut, është...

DENONCIMI/Berisha: Ngrihuni në protesta, refuzoni çmimin e ujit të Lali Plehut, është 2.2 herë më i shtrenjtë se në Berlin

171
0
Shares

Thirrja për protesta është ajo çfarë theksohet në postimin e sotëm të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili nënvizon se rritja e çmimit të ujit në Tiranë, e bën këtë të mirë të domosdoshme 2.2 herë më të shtrenjtë edhe se kryeqyteti i Gjermanisë, Berlin. “Rritet me 45%, çmimi i ujit në Tiranë. Lal plehu, i rritur, siç pretendon, duke shitur fiq, tani duke shkelur çdo ligj u rrit qytetareve dhe bizneseve me 45% çmimin e ujit apo 2.2 here me shtrenjte se ne Berlin! Vetëm protesta mund t’ju mbrojë ju, të dashur qytetarë, nga ndëshkime të tilla banditeske”, nënvizon Berisha.
Denoncimi i publikuar nga Sali Berisha:
“Pershendetje Doktor, Enti Rregullator i Ujit paska miratuar pa bere asnje lloj oponence rritjen e cmimit te ujit te sugjeruar nga Lal Plehu pa u konsultuar me asnje teknicien dhe i votuar ne keshillin bashkiak ne nje forme shume misterioze qe nuk u morr vesh. Si ka mundesi cmimi i ri do te jete 65 Lek/m3 nga 45 nLek/m3, pothuajse rritje me 45%, gje qe kalon cdo tolerance te lejueshme teknike morale. Ne Tirane 1 m3 uje i papijshem se dhe kjo duhet marrur parasysh do kushtoje u65 Lek me nje rroge minimale 22.000 Lek, ndersa ne Berlin 1 m3 uje i pijshem kushton 240 Lek me nje rroge minimale 175.000 Lek. Po ta llogarisni jemi 2.2 here me te shtrenjte se Berlini dhe per me teper me uje qe nuk pihet dot, sepse perseri nga nje buxhet familjar harxhohen mijera Lek shtese ne muaj per te blere uje te pijshem. Ju lutem denoncojeni si skandal, se kjo gje po kalon pa u permendur fare, ne fakt kjo eshte vjedhje e drejtperdrejte qe i behet cdo qytetari pa asnje dallim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY