FOTO/ Zjarrëfikësi i Pukës përfundon në pranga, ja çfarë iu gjet në...

FOTO/ Zjarrëfikësi i Pukës përfundon në pranga, ja çfarë iu gjet në banesë

146
0
Shares

Policia e Pukës ka arrestuar ditën e sotme punonjësin e shërbimit zjarrëfikës të qytetit, pasi në banesë i janë gjetur municione në banesë.

“Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Pukë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Marjan Gjekaj, 48 vjeç, banues në Pukë, punonjës në PMNZSH Pukë. Arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

686 copë fishekë automotiku.
374 copë fishekë Pistolete TT.
4 copë krehëra automotiku.
Një palë pranga si të policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/2, të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY