VIDEO/ Basha lëshon “bombën”: Ku është fshehur Damiani? Ai dhe Beqja e...

VIDEO/ Basha lëshon “bombën”: Ku është fshehur Damiani? Ai dhe Beqja e dinë se ku do shkojnë, për Edi Ramën ka filluar numërimi mbrapsht

363
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh në Kuvend se shumë shpejt do të plasë skandali edhe për ministrin e Energjitikës, Damian Gjiknuri. Ndërsa ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj i tha se ka nisur të blejë gjyqtarët sepse ka frikë vettingun.

“Ku e ke Damianin? E ka fshehur. E di ai, po nuk e dite ti, mësoje sot se do t’ia dëgjosh krismën shumë shpejt. Ti pusho ti. Se ti bleve gjyqtarët ende pa filluar Vettingu. Ilir Beqja ti e di se ku do shkosh. Shkoi dhe ju tha bulqizakëve se reportazhi është gënjeshtër e gazetarëve italianë. Ky ngel në matematikën e klasës së katërt. Ky di vetëm matematikën e krimit dhe drogës. Ekonomia është në pikiatë. Shqiptarët kanë marrë arratinë. Papritur ndërtimi është në lulëzim. Ka më shumë leje në Tiranë se vitin e shkuar. Apartamente pa shitur kulla vu. Këto leje ndërtimi që nuk marrin kredi me cfarë e financojnë ndërtimin. Me frymën e shenjtë, apo me paratë e drogës. Krimi ka kaluar nga kanabisi, heroina dhe kokaina, tek PPP-të, Pastrimi i parave të Pista, tek Santa Quarantat dhe tek koncensioni i TVSH-së. Mos e rëndo faturën tënde, se e kanë në dorë ndërkombëtarët. Bëhu gati të largohesh, hapi rrugë zgjidhjes politike”, u shpreh Basha.

Drejtpërdrejt nga Kuvendi.

Publié par Lulzim Basha sur jeudi 16 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY