VIDEO/ Basha trondit qeverinë: Ndërkombëtarët janë në Tiranë për të rrëzuar politikanët...

VIDEO/ Basha trondit qeverinë: Ndërkombëtarët janë në Tiranë për të rrëzuar politikanët e lidhur me krimin

229
0
Shares

Kryeministri Edi Rama e thumboi kryedemokratin Basha, duke i thënë se një mik ndërkombëtar, referuar komisionerit Johannes Hahn i kishte pohuar se e do më shumë Shqipërinë se kreu i PD-së. Kjo deklaratë solli reagimin e menjëhershëm të Bashës, i cili duke ju referuar takimeve të shpeshta me ndërkombëtarët tha se po diskutohet me ta për të minimizuar kostot që do të lërë pas qeveria e krimit, që do të rrëzohet së shpejti. “Ndërkombëtarët në Tiranë kanë ardhur për tjetër detyrë. Pasi të çmontojnë ushtarët e krimit, do të merren me politikanët që pastrojnë paratë e krimit. Detyrën e tretë e kanë ata miqtë që paske takuar ti, që unë kam ndenjur dhe vazhdoj të rri gjatë, jo për muhabet por për të diskutuar se si mund të minimizohen kostot që do lëjë pas qeveria jote e krimit”, deklaroi Basha.

Koha e Edi Ramës ka mbaruar.

Publié par Lulzim Basha sur jeudi 16 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY