VIDEO/ Apeli i kryeopozitarit Basha: Të ndalim hyrjen e mafies në Shqipëri...

VIDEO/ Apeli i kryeopozitarit Basha: Të ndalim hyrjen e mafies në Shqipëri nëpërmjet PPP-ve të Ramës

100
0
Shares

Kreu i opozitës Lulzim Basha gjatë seancës ku po diskutohet projektbuxheti i vitit 2018 i ka bërë thirrje të fortë gjithë shqiptarëve që të bëhen bashkë për të ndalur kriminalizimin e ekonomisë shqiptare. “Të ndalojmë projektin “1 Miliardë euro”, të ndalojmë hyrjen e mafias në Shqipëri”, apeloi Basha. Ai shtoi se projekti “1 Miliardë euro”, ose PPP-të e qeverisë, njihet ndryshe si prjekti për Pastrimin e Parave të Pista.  “Ky është mekanizmi që ai krijoi për të blerë pushtetin me para. Sot ka banka, pronarët e të cilave nuk njihen, ka koncensione me pronarë në parajsa fiskale. Këtë realitet Rama po përpiqet ta fshehë me metodën që përdori këtu sot, duke e paraqitur si qesharake, duke përqeshuar, zgërdhirë siç bëri me kanabisin”, deklaroi Basha.

Të gjithë kemi mëkatet dhe gabimet tona, por vetëm Edi Rama zgjodhi të qeverisë me krimin dhe drogën. Kush ngre kartonin për këtë buxhet të pastrimit të parave, është përgjegjës njësoj si Edi Rama. Do të legalizojë krimin në krye të politikës dhe ekonomisë.

Publié par Lulzim Basha sur jeudi 16 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY