Tetë bashki takim me investitorë britanik, organizuar  nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë...

Tetë bashki takim me investitorë britanik, organizuar  nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri Britani e Madhe

161
0
Shares

Drejtuesit e lartë të Bashkive të Shkodrës, Kukësit, Beratit, Sarandës, Tropojës, Pukës, Urës Vajgurore, Kuçovës parashtruan projektet e tyre prioritare. Ata u dorëzuan investitorëve britanik planet përkatëse të fizibilitetit dhe propozimet e detajuara në fusha si turizmi malor, infrastruktura, urbanistika, bujqësia, transporti, nafta, agro-industria, mbetjet urbane, ndërtimi i fabrikave…

Dhoma Shqiptare Britanike e Tregtisë dhe Industrisë (ABCCI) organizoi dje në Tiranë takimin e parë mes investitorëve britanik dhe disa Bashkive të vendit. Në mesazhin e tij Presidenti Zenel Hoxha vlerësoi mundësinë që i krijohet pushtetit vendor për të lidhur marrëveshje direkte me disa prej emrave më të respektuar të biznesit britanik. Zoti Zenel Hoxha nënvizoi se:” Dhoma ndihet e realizuar që krijoi mundësinë që bashkitë t’i anashkalojnë burokracitë dhe të vendosin lidhje konkrete me biznesin britanik. Financimi britanik i projekteve të tyre do t’i japin shtysë punësimit të të rinjve dhe komuniteteve, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e jetesës së tyre”. Drejtuesit e lartë të Bashkive të Shkodrës, Kukësit, Beratit, Sarandës, Tropojës, Pukës, Urës Vajgurore, Kuçovës parashtruan projektet e tyre prioritare. Ata u dorëzuan investitorëve britanik planet përkatëse të fizibilitetit dhe propozimet e detajuara në fusha si turizmi malor, infrastruktura, urbanistika, bujqësia, transporti, nafta, agro-industria, mbetjet urbane, ndërtimi i fabrikave etj. Investitorët britanik përfaqësoheshin nga Zonja Chandni Ruparelia, me ekspertizë të gjerë në fushën e projekteve të energjisë dhe të pasurive të paluajtshme; Zoti Ravi Goonesena avokat korporate prej më shumë së 30 vjetësh dhe këshilltar i disa prej kompanive me autoritare britanike, institucioneve financiare e qeverive për investimet e huaja; si dhe Neil Budd i specializuar në energjinë e rinovueshme, personalitet që ka këshilluar zhvillues në shumë vende në të gjitha fushat e këtij sektori dinamik. Ata u ftuan nga Dhoma Shqiptare Britanike nën ombrellën e firmës autoritare Shakespeare Martineau, ndër më të rëndësishmet në Britani për investime jashtë vendit; me një turnover mbi 100 milionë euro në vit. Ata u shprehën pozitivisht për investime në disa sektor. Njëri prej tyre Z. Ravi Goonesena tha:” Ndihemi optimist, pasi disa projekte të propozuara sot nga Bashkitë, edhe pse kanë nevojë për konkretizime të mëtejshme dhe njohje të terrenit, përkojnë me interesat e bizneseve britanike që përfaqësojmë. Ne do të kthehemi shpejt për nënshkrimin e marrëveshjeve”. Të gjithë të pranishmit, vlerësuan përpjekjet dhe angazhimin serioz dhe profesional të Dhomës dhe Presidentit të saj, që krijoi mundësinë e parë, qysh prej vendosjes së pluralizmit, për fillimin e bashkëpunimit direkt mes Bashkive dhe investitorëve britanik.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY