EMRI & FOTO/ Edi Rama emëron njeriun e Arben Ndokës si drejtor...

EMRI & FOTO/ Edi Rama emëron njeriun e Arben Ndokës si drejtor porti në Shëngjin

308
0
Shares

Ditën e sotme, qeveria ka vendosur që të shkarkojë nga detyra, drejtorin e portit të Shëngjinit, Gjovalin Tusha, i cili e ka mbajtur këtë post për 4 vite.
Në të njëjtën kohë, qeveria ka bërë edhe emërimin në këtë detyrë të Ermal Pacajt, i cili është një nga njerëzit e afërt të ish deputetit të PS, Arben Ndoka, të cilin ambasadori amerikan e ka përmendur si një nga zyrtarët më të lartë të kapur nga krimi dhe korrupsioni.
Por, lidhur me këtë deklaratë të ambasadorit, reagoi edhe Ndoka përmes një statusi në ‘Facebook’, duke thënë se në politikë është futur për të ndihmuar njerëzit.
Dhe pikërisht, këtë deklaratë, ku Ndoka i kundërvihej ambasadorit Donald Lu, e ka shpërndarë në profilin e tij në ‘Facebook’, edhe drejtori i ri i portit të Shëngjinit.
Mesa duket, qeveria e kryeministrit Edi Rama ka vendosur që të sfidojë hapur ambasadorin amerikan, duke vënë në pikat kyçe të shtetit njerëz të afërt me persona që vetë Lu, i ka akuzuar si të inkriminuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY