Nëse nje infermier fillestar ne Shqipëri paguhet 30 mije leke ne muaj, ne Gjermani dhe vendet e tjera te Europes ai merr dhjetëfish me shume. Kjo është nje nga arsyet qe shume te rinj sot po i drejtohen degëve te infermierisë per t’u larguar me pas jashtë vendit. Ne përfundim te ciklit te pare 3-vjeçar dhe gjuhës se huaj, studentet nisin aplikimet per pune. Ata tregojnë se Gjermania është vendi i tyre i preferuar, pasi kërkesat dhe pagesat janë me te larta.
Drejtues te fakultetit te infermierisë tregojnë per Vizion Plus se çdo vit 1 e treta e te diplomuarve largohen nga Shqipëria, per t’u punësuar ne spitalet dhe klinikat e vendeve europiane. Deknia Tatjana Cina thotë se fakulteti është duke unifikuar programet mësimore me ato te vendeve europiane.
Me diplomën, listën e notave dhe provimin e gjuhës se huaj, infermieret aplikojnë vete ose përmes agjencive te ndryshme per pune jashtë vendit. Vetëm kete vit janë larguar 300 infermiere te rinj. Gjermania renditet vendi i pare me i kërkuar, i ndjekur nga Italia, Suedia, Norvegjia dhe Zvicra.vp
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/