Gjykata 20 vite burg për atentatorin e të burgosurit në Vaqarr, avokati...

Gjykata 20 vite burg për atentatorin e të burgosurit në Vaqarr, avokati akuza prokurorisë

227
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 20 vite burg Ergys Kolaverin, si autorin e atentatit me snajper në burgun e Vaqarrit ndaj Gazmir Dacit, në korrik të 2016-ës.
Prokuroria kishte kërkuar 30 vite burg për Kolaverin, por Gjykata vendosi për 20 vite burg.
Avokati i Kolaverit, Sajmir Vishaj deklaroi se vendimi është i turpshëm dhe janë falsifikuar provat. Në prononcimin e tij për Report TV, Vishaj u shpreh se Ergys Kolaveri nuk ka qenë në vendin e krimit siç pretendon akuza.
Në 30 korrik të viti 2016, një atentat me snajper iu bë Gazmir Daçit në burgun e Vaqarrit, kur ai ishte në oborrin e burgut. Sipas akuzës, ishte Ergys Kolaveri ai që qëlloi me snajper nga një kodër aty pranë.
Plumbi nuk kapi Gazmir Daçin, por një të dënuar nga Kosova. Sipas Prokurorisë, Kolaveri ishte i pajisur me një armë të sofistikuar snajperi dhe ishte vendosur në një distancë të largët në ambientet e jashtme të burgut dhe priti derisa Gazmir Daci doli në ajrim për tqëlluar. Sipas prokurorisë, Kolaveri kreu atentatin për motive hakmarrje, pasi Gazmir Daci ka vrarë Gazmir Kolaverin dhe ka plagosur Robert Kolaverin, të dy vëllezër të Ergys Kolaverit që u dënua sot me 20 vite burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY