DENONCIMI/ Doganierët e Sarandës që i ikën policisë janë arratisur në Greqi,...

DENONCIMI/ Doganierët e Sarandës që i ikën policisë janë arratisur në Greqi, ja emrat

216
0
Shares

Në doganën e Qafë-Botës paraditen e sotme u godit një rast i kontrabandës së mallrave, por policia arriti të bllokojë vetëm kamionin, duke mos penguar dot arratisjen e dy doganierëve dhe shoferëve të kamionit. Për këtë ngjarje ka reaguar në Facebook edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke publikuar dy mesazhe të qytetarëve që bëjnë me dije emrat e doganierëve të arratisur dhe skemën që ndiqej për futjen e mallrave kontrabandë në territorin shqiptar. “Doganierët e Narkoshtetit të Noriegës kalojnë kamionin kontrabandë dhe arratisen në Greqi!”, shkruan Berisha në Facebook.
Mesazhet denoncues të publikuar nga Berisha: “Si kalove z.doktor? Po ju bej me dije se dje kane kapur nje kamion me mallra kontraban ne aksin qaf-bot sarande.kamioni ka kaluar nga pika doganore qaf-bot.personi kryesore ne kete mega kotraban qe ka kohe qe vazhdon esht pergjesi i turnit Endri Dafa i cili ka nje ceshtje ende te pa mbyllur ne ne prokurorin e fierit me skandalin e naftes qe eshte bere publike nga criën axhens. Endri gjithashtu esht miku i ngusht i Mirjan Priftit. Gjithashtu i ndihmuar dhe drejtori i kufirit Perparm Xhafer i cili mer pjesen rregullisht nga Endri Dafa.gjithashtu dhe miku i ngusht i Çakos.te pershendes! Dhe dicka tjeter shum pikante,i gjith turni i doganes qaf-bot jane aratisur ne greqi”.

“Mirdita. Nje fakt shume i rende ne kufirin e doganes se Sarandes. Policia e krimit ekonomik te Sarandes dje sekuestroi nje kamion plot me televizora kontrabande qe sapo u futen nga dogana e Q.Botes. Kamioni i kaluar kontrabande nga doganieret e ndrikulles se doganave u kap ne flagrance. Behet fjale per nje grup te organizuar dhe qindra miliona leke. Por hetuesit e doganave duan ta mbyllin dhe ta fshehin kete fakt trondites ku kalon kamioni diten per diell pa asnje dokument.Prokuroria po kerkon doganieret qe u arratisen menjehere ne token greke.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY