Manjani: Mos prisni reagim nga Mogherini për çështjen “Tahiri”, ajo vazhdon të...

Manjani: Mos prisni reagim nga Mogherini për çështjen “Tahiri”, ajo vazhdon të heshtë për vilën e Vlahutin

154
0
Shares

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini gjatë konferencës së përbashkët me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në Bruksel, ju shmnag pyetjeve të drejtëpërdrejta të gazetares Erisa Zyka lidhur me çështjen “Tahiri” dhe fenomenin e kanabizimit të vendit. Një reagim i menjëhershëm ka ardhur nga Shqipëria për heshtjen e Mogherinit, dhe është po aq pikant, sa vetë çështjet për të cilat shqiptarët presin që të reagojë BE dhe ndërkombëtarët e jo të heshtin si Mogherini. Është ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili shkruan në Tëitter, që shqiptarët duhet të mos presin reagime nga Mogherini për Tahirin, sepse ajo s’ka dhënë ende një përgjigje për skandalin e vilës së vartëses së saj në Tiranë, Romana Vlahutin.
Postimi i Manjanit:
Mogherini ska reaguar ende për vilën që bleu vartësja e saj këtu, ju prisni të reagojë për imunitetin e Tahirit… Respekt për Erisa Zykon, se na dha mundësinë të kuptojmë zonjën Mogherin, të cilës nuk i interesoi asnjëherë kanabizimi i Shqipërisë!

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY