VIDEO/ Takimi me Bushatin, Mogherini flet për negociatat: Ne ju presim, është...

VIDEO/ Takimi me Bushatin, Mogherini flet për negociatat: Ne ju presim, është në dorën tuaj të kryeni reformat në mënyrën e duhur

99
0
Shares

Menjëherë pas takimit në Bruksel, shefja e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, patën një konferencë të përbashkët për mediat. Mogherini zbardhi disa detaje nga biseda mes tyre dhe e vendosi edhe njëherë theksin tek angazhimi e mbështetjea maksimale e BE-së për vendin tonë, në kuadër të procesit të integriimit në union. Ajo nënvizoi se BE është gati të presë Shqipërinë, por për të realizuar këtë hap qeveria shqiptare duhet të përmbushë kriteret kryesore  dhe të zbatohen  në mënyrë të drejtë reforma si ajo në drejtësi.

Fjala e Mogherinit:

Takim produktiv, folëm për marrëdhëniet e BE me Shqipërinë dhe konfirmuam angazhimin tonë të fortë për integrimin e Shqipërisë në BE, ramë dakord për rëndësinë e axhendës së reformave që Shqipëria po zbaton, sidomos ajo e gjyqësorit, duhet të theksoj se është një nga më të rëndësishmet, për të gjitha vendet që duan anëtarësim, për të konsoliduar shtetin ligjor. Kemi pritshmeri të mëdha për të bërë një proces transformues për vendin dhe kjo do të sjellë aspekte pozitive në fusha të tjera, mjedis transparent për biznesin, marrëdhëniet ekonomike janë pozitive, por ka hapësira për plotësim. Përgëzoj jo vetëm qeverinë shqiptare, popullin dhe institucioneve, ju siguroj se BE do të mbështëse vendin tuja në zbatimin e kësaj reforme, ka pritshmëri të mëdha për vetingun dhe ne do të vazhdojmë të jemi atje në krahun tuaj për të punuar në këtë drejtim. Diskutuam hapat e tjerë të rëndësishëm të ndërmarrë nga Shqipëria, shtetin ligjor, nga lufta kundër krimit të organizuar, duhet të vazhdoni me vendosmëri si deri tani. Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, po luani rol jetik konstruktiv rajonal, për bashkëpunim dhe kjo alternativë duhet theksuar më shumë, ne e vlerësojmë. Viti 2018 do të ofrojë mundësi unike së pari për rajonin në tërësi, nuk është mister se në fillim të mandatit ishte prioriteti kryesor për bashkëpunim e BE me Ballkanin perëndimor, sot themi se BE është forcuar, angazhimi e saj në Ballkanin Perëndimor. Jo se jam optimiste, por realiste që Shqipëria mund dhe do ta përdore 6 mujorin e ardhshëm që të ndërmarrë hapat e rëndësishëm të integrimit në BE, ne jemi gati.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY