VIDEO/ Mogherini hesht për çështjen “Tahiri”: Rregulli im i artë është të...

VIDEO/ Mogherini hesht për çështjen “Tahiri”: Rregulli im i artë është të mos komentoj çështje nën hetim

160
0
Shares

Përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë në BE, Federica Mogherini në deklaratën e përbashkët me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati hezitoi të komentonte çështjen “Tahiri”. E pyetur nga gazetarja Erisa Zyka, shefja e diplmacisë europiane bëri thirrje për luftën kundër drogës dhe krimit, sepse këtë e duan qytetarët shqiptarë, por heshti për hetimin që po i bëhet ish-ministrit të Brendshëm dhe faktin se emri i Saimir Tahirit ka dalë në përgjimet e Gjykatës së Katanias. “Ashtu siç e thashë, jo vetëm në komentet e mia të para pak minutave, por edhe vjet, e pak më parë në Bruksel, kultivimi i drogës duhet trajtuar në mënyrë serioze, me të gjithë mbështetjen politike dhe agjencitë ligjzbatuese në vend. Këto agjenci po bashkëpunojnë në veçanti me Guardia di Finanza në Itali. Është rregulli im i artë që të mos komentoj hetime ose çështje që janë në proces gjyqësor në vendet anëtare të BE-së dhe vende partnere. Ajo që mund të them është se trafikimi dhe kultivimi i drogës është një nga elementët kyç për rrugën europiane të vendit. Lufta kundër drogës është një kusht i BE-së, por edhe i qytetarëve shqiptarë ndaj qeverisë, sepse ata e duan gjyqësorin e lirë. Duhet të kemi besim të plotë te gjyqësori dhe bashkëpunim të agjencive ligjzbatuese me vendet anëtare”, deklaroi Mogherini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY