Gudar Beqiraj dha dorëheqjen nga Akademia e Shkencave për një tjetër post,...

Gudar Beqiraj dha dorëheqjen nga Akademia e Shkencave për një tjetër post, ja detajet

203
0
Shares

Ish-kreu i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë pas takimit që pati me Presidentin Ilir Meta, ka qenë i pranishëm në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve. Emri i Gudar Beqiraj është propozuar për anëtar të bordit të Institutit të Krimeve të Komunizmit. Në mbledhjen e sotme, Beqiraj, teksa i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në Komision ka theksuar se nuk kam lidhje me sistemin e mëparshëm. Ka qenë deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, ai që e ka pyetur Beqirajn për lidhjet me sistemin e shkuar. “Ke qenë komunist apo bashkëpunetor i Sigurimit të Shtetit?”, pyeti Alibeaj. “Asnjë nga familja ime nuk ka qenë me sistemin komunist. Kam pasur marrëdhënie shumë të mira  me Institutin e Studimeve të Krimeve dhe pasojave te komunizmit në Shqipëri. Nuk kam pas fatin te kem asnje komunist ne familje. Per ate kohe ishte fat i keq, se do isha me mire sot.  Jam marre vetem me Matematike- Fizike dhe me peshëngritje. Kryesia e Aakademisë më ka thirrur dhe më propozuan të jem kandidat për Institutin e Studimeve të Krimeve dhe pasojave të komunizmit në Shqipëri”, u shpreh Beqiraj. /Panorama/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY