Rama “i tregon dhëmbët bandave”: Rrjetet kriminale nuk do t’i gëzojnë pasuritë...

Rama “i tregon dhëmbët bandave”: Rrjetet kriminale nuk do t’i gëzojnë pasuritë e tyre

129
0
Shares

Kryeministri Edi Rama siç po ndodh rëndom tashmë i ka treguar edhe njëherë “dhëmbët” të fortëve të botës së krimit, duke thene se do të luftohen me dorë të hekurt. Nga Akademia e Sigurisë, ku ishte pjesëmarrës në një konferencë shkencore ndërkombëtare mbi sfidat bashkëkohore të sigurisë, Rama tha se lufta kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve kriminale që prej vitesh nuk janë goditur, është në fokusin dhe prioritetin e Policisë së Shtetit. Kryeministri harroi ose qëllimisht e anashkaloi katër vjeçarin e kaluar ai ishte në krye të vendit dhe nuk lëvizi më të voglin gisht për të vendosur rendin dhe sigurinë në vend. Përkundrazi në raportet e ndërkombëtarëve theksohet se policia e drejtuar prej ish-ministrit të tij të besuar Saimir Tahiri, tashmë nën hetim për lidhjet me krimin, u vendos në dispozicion të bandave të narkotrafikut. “Vijimi i goditjeve ndaj grupeve kriminale vijon prioritet i policisë. Forca e Ligjit është një ndërmarrje e rëndësishme e cila do synojnë katet më të larta dhe nyjet e thella të krimit të organizuar që për hir të së vërtetës për shumë vite kanë qenë larg fokusit të goditjeve të mirëfillta. Më e rëndësishme është shënjestrimi i aseteve me origjinë kriminale, duke i zhveshur këto rrjete dhe këta elementë nga mundësia e rikthimit dhe duke bërë të mundur një mesazh shumë të qartë që kush përfiton nga krimi, nuk i gëzon ato që përfiton”, deklaroi Rama. Tashmë që e ka pranuar edhe lidhjen e policisë me narkotrafikantët, Rama tha se vettingu që do të fillojë në policinë e shteit nga janari do japë rezultate të qenësishme. “Pastëria e radhëve të policisë, integriteti i lartë është parakusht i domosdoshëm dhe padiskutueshëm. Procesi i pastrimit të policisë së shtetit, sikurse edhe të gjyqësorit nga elementë të kriminalizuar, korruptuar por edhe të paaftë do vijojë me vendosmëri në radhët e policisë së shtetit e pastaj të gjitha strukturave të tjera ligjzbatuese”, nënvizoi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY