FOTO GALERI/ Biznesmenit të dhunuar libanez i uzurpojnë tokën tek Gjiri i...

FOTO GALERI/ Biznesmenit të dhunuar libanez i uzurpojnë tokën tek Gjiri i Lalzit me firmën e Vangjush Dakos

237
0
Shares

Prona prej 45 mijë metra katrorë e investitorit libanezoamerikan, Faadi Mitri, është uzurpuar dje nga banorët e zonës se Shën Pjetrit. Biznesmeni i mirënjohur u largua nga Shqipëria pasi u rrah barbarisht rreth një vit më parë. Rreth 15 banorë të zonës kanë kërcënuar rojën e kompanisë së tij “Omnix Albania” dhe kanë shembur gardhin rrethues të pronës. Më pas, me pretendimin se janë pronarët legjitimë të truallit, banorët rrethuan parcelat për llogari të tyre duke bërë “vetëgjyqësi”. Në momentin e ngjarjes, të pranishëm, përveç banorëve të zonës, kanë qenë edhe një punonjës i Policisë së Bashkisë Durrës dhe një topograf, punonjës po i Bashkisë. Përfaqësuesit e kompanisë “Omnix Albania” kanë kërkuar ndihmë nga Policia, por kjo e fundit nuk u ka ofruar mbështetje, sipas tyre. “Kur u njoftua Policia për sulmin e banorëve, që duke kërcënuar rojet po ngrinin gardhin e tyre, deklarata e Policisë Manzë, ishte që ne nuk i pengojmë dot pasi ata janë të pajisur me certifikatë pronësie dhe leje për ndërtim gardhi, të firmosur nga bashkiaku i Durrësit, z. Vangjush Dako, i cili kishte dërguar me këta vandalët edhe një polic bashkiak dhe një topograf”, sqaruan përfaqësuesit e kompanisë “Omnix Albania”. Nga ana tjetër, burime nga Policia e Durrësit bëjnë të ditur se, ka nisur një hetim për ngjarjen në fjalë dhe se rasti është referuar në Prokurorinë e Durrësit pas denoncimit që ka bërë në Polici administratorja e investitorit libanezo-amerikan. Sipërfaqja prej 45 mijë metra katrorë në Gjirin e Lalzit është kthyer prej disa vitesh në një mollë sherri mes biznesmenit libanez dhe banorëve të zonës, të cilët pretendojnë se kanë pronën e tyre në hapësirën e rrethuar nga kompania “Omnix Albania”. Faadi Mitri pretendon se e ka marrë këtë sipërfaqe toke, ndërsa Gjykata e Durrësit ia ka njohur shtetasit Pal Seçunit (banor i zonës). Në vitin 2014, banorët protestuan, por pas ndërhyrjes së dhunshme të Policisë, biznesmeni ngriti rrethimin. Me kërkesë të Prokurorisë së Durrësit, Gjykata vendosi, në shtator 2016, sekuestro të pronës, për të cilën u dhunua barbarisht biznesmeni libanez, Fadi Mitri, përfaqësues i kompanisë “Omnix Albania”. Sipas hetimeve të deritanishme, prokurorët kanë krijuar dyshime të arsyeshme se Selçuni e ka fituar pronën me anë të dokumenteve të falsifikuara. “Kompania nuk ka asnjë njoftim shtetëror zyrtar, as se çfarë u bë me hetimin që ngriti Manjani, dhe as si palë e interesuar me kontratën që kemi me shtetin. Mbi atë sipërfaqe toke gjenden dy dokumente zyrtare që janë firmosur nga ish-zv.kryeministri Niko Peleshi (1. Leja e ndërtimit të projektit dhe 2. Kalimi i asaj sipërfaqeje me VKM te Ministria e Turizmit për ndërtimin e resortit dhe pavarësisht kësaj, edhe nëse atij personi i ka kaluar pronë- sia me ndershmëri apo jo, shteti nuk denjon as të na njoftojë dhe as të mbajë përgjegjësi për firmosjen që ka bërë vete mbi atë tokë”, shprehen përfaqësuesit e kompanisë Omnix”. Resorti gjigand me vlerë 180 milionë në Gjirin e Lalzit parashikohet të ndërtohet nga një kompani nga Katari me pronar Jamal Abdulsalam Abu Issa. /Panorama/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY