Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VJESHTË 2107/ Ja sa milionë euro pasuri u sekuestruan në dy muaj – “Fati” i tyre në duart e ekspertit të FBI-së

14/11/2017
KU dhe SA/ Pasuri me burim të dyshimtë kriminal – Policia sekuestron vila, njësi tregtare dhe automjete
Share on FacebookShare on Whatsapp

Rreth 41 milionë euro është vlera e pasurive të sekuestruara nga shtatori gjatë operacionit “Vjeshtë 2017”.
Toka, apartamente, biznese dhe makina luksoze janë sekuestruar nga Policia e Shtetit brenda dy muajve. Report TV mëson se në të gjithë vendin Policia ka sekuestruar 32 mijë m2 tokë, e cila dyshohet se është blerë me para që kanë ardhur nga aktiviteti kriminal.
8 apartamente janë sekuestruar më vendim gjykate, në Vlorë dhe Tiranë. 89 apartamente dhe biznese të tjera vijojnë të jenë të bllokuara nga Policia, pasi po kryhet verifikim për to. Dyshimet janë se këto biznese e pasuri të paluajtshme janë blerë me parë që kanë ardhur nga trafikimi i drogës.
Gjithashtu 115 makina luksoze vijojnë të qëndrojnë të sekuestruara në 12 drejtoritë vendore të Policisë, pasi nuk justifikojnë me dokumente burimin e të ardhurave. Mes këtyre makinave, janë edhe 15 automjete të blinduara.

Asetet e bllokuara “Vjeshtë 2017”
32 mijë m2 tokë e sekuestruar
8 apartamente të sekuestruara me vendim gjykate
89 apartamente të bllokuara nga Policia
115 makina luksoze
41 milionë euro vlera totale e pasurive të sekuestruara

Kjo është hera e parë që një vlerë kaq e madhe pasurish të sekuestrohet brenda një afati 2-mujor.
Operacioni “Vjeshtë 2017” ka vënë nën sekuestro pasuri të dyshimta se kanë lidhje me grupet kriminale. Burimet sqarojnë se vlera e pasurive të paluajtshme dhe bizneseve që kanë grupet kriminale, dyshohet se është 10 herë më e lartë.
Për këtë qëllim po kryhen verifikime të tjera, por tashmë çdo informacion po i kalon Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Brendshme, ku pjesë e saj është edhe eksperti i FBI-së Mark Newhouse.
Për pasuritë e tjera të cilat po verifikohen, do të jetë Task-Forca e cila do të vendos për bllokimin e pasurive ose vijimin e hetimeve. Në muajin janar pritet që Task-Forca të urdhërojë bllokimin e disa pasurive të tjera, ku përfshihen biznese të mëdha, por edhe komplekse ndërtimesh që janë ndërtuar me paratë që kanë si burim krimin.

Tags: pasurite e krimitsekuestrime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.