Ish-ministri shigjeton kryeministrin: “Hapu dhè…”

Ish-ministri shigjeton kryeministrin: “Hapu dhè…”

155
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me deklaratat e bëra nga kryeministri Edi Rama në takimin me bankierët.
Ylli Manjani shkruan se autori i ekonomisë informale të hashashit dhe krye i pandehuri po na mban leksione për ekonominë informale dhe bankat.
“Po një pyetje e kam për Guvernatorin e Bankës së Shtetit: Si mund të liçensohen banka me aksionerë, kapitalet e të cilëve vijnë nga bota e Off shore?! A mund të flasim ne sot për sistem bankar të besueshëm dhe për ekonomi formale, kur nuk njohim pronarët e bankave?”, shkruan Manjani në rrjetin social.

Reagimi i Ylli Manjanit
Krye i Pandehuri, (krye) autori i ekonomisë informale të Hashashit, po na mban leksione edhe për bankat dhe për ekonominë formale.
Hapu dhè! Të na përpijë më mirë, sesa të shohim (krye)informalin të na flasë për formalen! Krye të pandehurin që flet për ligjshmërinë! Krye shkelësin e barazisë para ligjit, që flet për “zbatim të ligjit për të gjithë njësoj”!
Fundja ky, si i kapur ne flagrancë, në krye të krimit dhe ekonomisë informale këtë punë ka: të shesë dëngla me gjera që vetë i shkel, i dhunon e i përçmon!
Po një pyetje e kam për Guvernatorin e Bankës së Shtetit: Si mund të liçensohen banka me aksionerë, kapitalet e të cilëve vijnë nga bota e off shore?! A mund të flasim ne sot për sistem bankar të besueshëm dhe për ekonomi formale, kur nuk njohim pronarët e bankave?
Edhe FMN e ngre këtë pyetje… Prandaj, kjo çështje meriton, jo thjesht një përgjigje, por një reagim të rreptë!
Nëse ligji lë hapësira, duhet rregulluar sa më parë! Përndryshe lumi i parasë së vënë nga hashashi do futet ne banka dhe Shqipëria do behet shumë shpejt një imituese e parajsave fiskale, por që mbaron si firmat piramidale!!!
Këto ndërhyrje, sigurisht nuk mund ti kërkohen krye autorit të informalitetit! Detyra e misioni i tij është dhunimi i sistemit legal!
Largimi sa më i shpejtë i krye autorit të Informalitetit, do ta reduktojë informalitetin! Por ndërkohë Guvenatori dhe deputetët e opozitës duhet të reagojnë. Ata nuk varen nga Krye i Pandehuri!
Duhet reaguar tani. Më vonë do jetë shumë vonë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY