FOTO & EMRI/ Një vit më parë larguan “me dru” biznesmenin libanez,...

FOTO & EMRI/ Një vit më parë larguan “me dru” biznesmenin libanez, sot i zaptojnë pronën te Gjiri i Lalzit

386
0
Shares

Një vit pasi u dhunua dhe u largua nga Shqipëria biznesmeni Fadi Mitri, sot administratori i firmës së tij ka denoncuar se disa persona janë futur me dhunë në pronën për të cilën ka marrë lejen për të ndërtuar një resort në Gjirin e Lalzit.
Pas kallëzimit, policia ka referuar materialet në prokurori duke nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar personat që kanë hyrë me forcë te prona duke e rrethuar.
Biznesmeni amerikano-libanez, Fadi Mitri kishte marrë leje për të ndërtuar në Gjirin e Lalzit një resort turistik me vlerë 180 milion euro, por banorët e zonës pretendojnë pronësinë mbi tokën duke u përfshirë në disa konflikte.

Fadil Mitri, biznesmeni libanez ne momentin e largimit nga Shqiperia pas dhunes fizike ndaj tij

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY