EMRI & FOTO/ Dënohet me 25 vite grabitësi i makinave të blinduara

EMRI & FOTO/ Dënohet me 25 vite grabitësi i makinave të blinduara

183
0
Shares

Është dënuar me burg për jetë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Vendimi ndaj Klement Çalës është dhënë gjatë ditës së sotme në sallën e gjyqit. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht ai dënohet me 25 vite burg.
Ky i fundit ishte në kërkim për grabitje me armë të makinave të blinduara në rrugën e Rinasit. Gjithashtu ai ka qenë edhe në kërkim për arratisjen e ndodhur në Greqi.
Klement Çala, 27 vjeç, banues në Elbasan, i shpallur në kërkim ndërkombëtar u prangos në fundit të muajit qershor të vitit 2015.
Çala u kap nga efektivat e policisë nëpër rrugicat e lagjes duke lëvizur me automjetin e tij tip “Benz” me targë AA 447 KO. 27-vjeçari ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar nga forcat e policisë të cilët kishin rrethuar vendin ku u bë ndërhyrja.
Në momentin e prangosjes, ai u prezantua si shtetas kosovar me identitetin Semir Koca, i cili dispononte një pasaportë dhe një ID, me të njëjtin emër që i përkasin Republikës së Kosovës.
Çala është arratisur nga burgu në Trikallas të Greqisë, së bashku me Ilir Kupën dhe disa persona të tjerë në vitin 2013.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një armë pistoletë tip TT, dy krehër me fishekë dhe 1.2 gramë kanabis sativa, të cilat i përkasin Klement Çalës.
Ky i fundit kërkohet nga drejtësia grek për një sërë akuzash nga të cilat rrezikon burgim të përjetshëm.
1. Pjesëmarrje në Organizatë Kriminale me qëllim përfitime financiare me përdorimin dhe mbajtjen materialeve shpërthyese dhe armëve,
2. Grabitje me armë në bashkëpunim,
3. Vjedhja e objekteve të vlerave të larta nga institucionet financiare,
4. Vjedhje/Grabitje në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
5. Tentativë vrasje në kuadër të konkurrencës kriminale në bashkëpunim,
6. Mbajtje e materialeve shpërthyese (bomba) në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
7. Shkaktimi i shpërthimeve duke përdorur materiale shpërthyese, në bashkëpunim dhe në mënyrë të përsëritur,
8. Mbajtje dhe përdorimi i lëndëve eksplozive.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY