FOTO/ Prokuroria nis hetimet për zhdukjen e avokatit Besnik Muça

FOTO/ Prokuroria nis hetimet për zhdukjen e avokatit Besnik Muça

321
0
Shares

Prokuroria ka nisur hetimet për rrëmbim personi, pas denoncimit në Shqipëri të vëllait të avokatit Besnik Muça i cili ka mbi një javë që rezulton i zhdukur, raporton “BË”. Muça kishte dokumente të rregullta qëndrimi në Itali ku prej vitesh jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët, ndërsa kohët e fundit ai kishte nisur punën si avokat i lirë në Tiranë dhe e ndante jetën mes Italisë dhe Shqipërisë. Për të ndarë më shumë kohë më familjen ai udhëtonte të paktën dy herë në muaj nga porti i Durrësit në Bari për të shkuar në Macerata. Në bisedën e fundit që kishte bërë me vëllain, Muça nuk kishte shfaqur ndonjë shqetësim të dukshëm, thjesht e kishte informuar se do shkonte disa ditë të qëndronte pranë familjes, ashtu si edhe herët e tjera. Sipas vëllait, avokati dyshohet të jetë nisur rreth orës 23:00 nga porti i Durrësit, ndërsa celulari i tij ka qënë i fikur që pas atij momenti. Kur kanë kaluar dhjetë ditë nga zhdukja e 54-vjecarit, policia dhe familja Muca nuk ka asnjë ide për vendndodhjen e tij. Besnik Muca, i cili është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij prej datës dy të këtij muaji dhe konkretisht nga bashkëshortja qe ndodhet në Itali, rezulton të ketë kryer të dyja procedurat në portin e Durrësit si atë të check-in dhe sistemin TIMS. Sipas Policisë, kjo do të thotë se avokati është nisur me tragetin e linjës Durrës-Bari mbrëmjen e 2 nëntorit, ku si destinacion final kishte Macereta-n në Itali aty ku jeton bashkëshortja dhe fëmijët e tij. Por, 54-vjecari nuk mbërriti në destinacion edhe kur kanë kaluar dhjetë ditë nga nisja. Mësohet se Muca jetonte mes Tiranës dhe Macereta-s. Ai punonte si avokat i pavarur në Tiranë dhe dy herë apo edhe më shumë në muaj udhëtonte drejt Italisë për t’iu bashkuar familjes që jeton atje.

VERIFIKIMET

Pas denoncimit më Itali nga bashkëshortja, edhe vëllai i avokatit nga kryeqyteti bëri denoncim pranë policisë së Durrësit me qëllim që të nisnin hetimet zyrtarisht nga autoritetet shqiptare dhe ato italiane. Menjëherë pas denoncimit të vëllait, policia e Durrësit nisi hetimet dhe verifikimet në pikën kufitare. Burime nga policia thanë për gazetën “Panorama” se nga verifikimet Besnik Muca rezulton të jetë nisur në Itali me tragetin e linjës Durrës-Bari mbrëmjen e 2 nëntorit. Sipas burimeve, ai ka bërë check-in dhe ka kaluar në sistemin TIMS. Nje dokument të tillë zyrtar që tregon se Muca ka kaluar kufirin e disponon edhe gazeta “Panorama”. “Menjëherë pas denoncimit të vëllait, nisëm hetimet dhe kryejmë verifikimet e rastit për ngjarjen në fjalë. Nga verifikimet rezulton që shtetasi Besnik Muca të jetë nisur me tragetin e linjës. Rezulton që Muca të ketë kaluar të dy kordonët në Pikën Kufitare (check-in dhe sistemin TIMS). Në këto kushte, dimë që shtetasi Besnik Muca i denoncuar i zhdukur nga familjarët ka hipur në traget dhe është nisur drejt Italisë”,-thanë burime nga grupi i hetimit që është ngritur për zbardhjen e kësaj zhdukje misterioze të avokatit nga kryeqyteti.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY