VIDEO/ Përgjimet e çështjes Doda, Buci: I thashë çekiçit mos na kërko...

VIDEO/ Përgjimet e çështjes Doda, Buci: I thashë çekiçit mos na kërko se s’kemi as brekë me veshë

223
0
Shares

Sigurimi i një shume prej 30 mijë euro, që dyshohet të jetë përdorur për rryshfet në gjykimin e Gentian Dodës në Gjykatën e Apelit Tiranë ka rrënuar financiarisht familjarët dhe miqtë e tij. Të paktën, kështu ka pretenduar shoku i tij Alban Buci në një bisedë telefonike me nënën e Dodës në 25 maj 2017. Përgjimi i bisedës së zhvilluar dy ditë pasi Buci i dorëzoi eurot në Fushë-Krujë, Kujtim Mirit, personit të dyshuar si sekseri i gjyqtarit Shkëlqim Miri, është pjesë e dosjes.Në këtë komunikim Alban Buci garanton nënën e Dodës se djali i saj do lërë qelinë për dy javë. Ai i tregon asaj edhe lutjen ndaj gjyqtarit për të mos kërkuar më para dhe thekson se kjo çështje i ka fikur dhe shkundur.

Alban Buci: Rri pa merak, se e kam sqaruar unë atë punë. E kam sqaruar padje me atë që ka çekiçin. I kam sqaruar gjërat.

Nëna e Dodës: Mirë, faleminderit shumë.

Alban Buci: I kam dhënë një thes me dokumente. Shyqyr ka me dalë dhe ai se na ka fikë më. S’kemi as brekë me vesh s’kemi. Jemi shkund krejtë. S’kemi çar me i bë tjetër.

Nëna e Dodës: Veç të dalin, pas Zotin.

Alban Buci: I thashë atij gjyqtarit, daku mos kërko më se s’kemi çarë me të dhënë tjetër, veç shpirtin.

Nëna e Dodës: Se dhe unë me pyet, atije dëgjohet dhe kështu, prandaj të pyes ty.

Alban Buci: Rri pa merak se e kemi sqaruar në maksimum. Do vjet të takoj. Do vij të takoj një ditë dhe ta sqaroj tamam.

Nëna e Dodës: Po fol njehërë, pyet sot.

Alban Buci: Jo s’ka nevojë me pyet se e kam sqaruar unë vetë personalisht para tre ditësh.

Nëna e Dodës: A do të paraqitet në Burrel a në Tiranë.

Alban Buci: Jo jo, s’ka me u paraqit në asnjë vend ky. I bëshin vetë ata.

Nëna e Dodës: Eee Alban Buci: E bëjnë vetë ato.

Nëna e Dodës: Se aty isha në siklet, se thashë se mos do të shkonte prapë në Burrel.

Alban Buci: Jo çar sikleti, i kemi sqaruar ato gjërat, mos u mërzit ti. Ne presim veç të dalin.

Nëna e Dodës: Mirë faleminderit.

Për Alban Bucin gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar një masë sigurie “arrëst në burg” në mungesë. Ai dyshohet të jetë një nga personat e angazhuar në aktin korruptiv në gjykatë. /ABC News/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY