HISTORIA/ Ja kush është i dënuari që vdiq në spital – Babai...

HISTORIA/ Ja kush është i dënuari që vdiq në spital – Babai monstër, vrau e varrosi vajzën në oborrin e shtëpisë 21 vjet më parë

244
0
Shares

Gjatë së dielës në reaminacionin e QSUT-së, ka vdekur i dënuari 74-vjeçar Brahim Facaj, i cili vuante dënimin për veprën penale “Vrasja”. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Emri i tij tronditi mbarë opinionin publik në vitin 2006, kur u zbulua se ai së bashku me bashkëshorten Nurijen ishin autorë të vrasjes së vajzës së tyre Afërditës vetëm 20 vjeç.
Ata e kishin vrarë vajzën në vitin 1996 pas kthimit të saj nga Italia dhe e kanë varrosur vetëm disa metra nga shtëpia e tyre. Ata kanë bërë të pamundurën që ky krim të mos zbulohej.
Pas hetimeve të vazhdueshme të policisë rasti është zbuluar dhjetë vjet pas vrasjes, respektivisht në vitin 2006.
Gjykata e Shkodrës ka dhënë vendimin për Brahim e Nurije Facajn nga fshati Drisht i komunës Postrribë në Shkodër, të akuzuar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe fshehje të krimit.
Për babanë e viktimës, Brahim Facaj, gjykata ka vendosur 25 vjet burg, ndërsa për bashkëshorten e tij, njëkohësisht njerka e viktimës ka vendosur 15 vjet burgim. BW

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY