Tiranë, 65-vjeçari shënjestron pulat me çifte, por saçmat përfundojnë te shtëpia e...

Tiranë, 65-vjeçari shënjestron pulat me çifte, por saçmat përfundojnë te shtëpia e fqinjës

169
0
Shares

Kërkimi i ndjesës për disa persona është shumë e rëndësishme. Nëse nuk e marrin atë përmes vullnetit të palës tjetër, atëherë mund ta kërkojnë edhe në rrugë ligjore.
Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur në fshatin Pinet të Ndroqit në Tiranë.
Burri 65-vjeçar me inicialet F. Ç, i bezdisur nga shpendët pranë banesës së tij ka qëlluar me çifte në drejtim të tyre, por saçmat kanë bërë rikoshet dhe kanë përfunduar në banesën e fqinjës së tij 54-vjeçare, me inicialet N. T., me të cilën kishin edhe lidhje fisnore.
Kjo e fundit e tronditur nga zhurmat ka kërkuar nga 65-vjeçari që t’i kërkojë ndjesë, por ai ka refuzuar duke thënë se nuk ka dashur ta bezdisë, pasi gjithçka ndodhi aksidentalisht.
E ndodhur në këto kushte 54-vjeçarja ka njoftuar komisariatin nr. 6 të policisë, të cilët kanë proceduar penalisht 65-vjeçarin me argumentin se i ka shkaktuar frikë dhe pasiguri për jetën fqinjës së tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut teke, kalibër 12 mm, të cilën 65-vjeçari e kishte me leje.
Materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale , “Prishja e qetësisë publike”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY