EMRAT/ Tiranë, arrestohen 3 zyrtarët të ALUIZNI-t dhe Hipotekave, ja allishverishi i...

EMRAT/ Tiranë, arrestohen 3 zyrtarët të ALUIZNI-t dhe Hipotekave, ja allishverishi i tyre 6-mijë eurosh

368
1
Shares

Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ndalimin e 4 personave, tre prej të cilëve zyrtarë publikë, të dyshuar për veprën penale të “korrupsionit pasiv…” dhe “korrupsionit aktiv…”, për procesin e legalizimit të një ndërtimi.
Në bazë të veprimeve proceduriale të kryera nga Prokuroria e Tiranës, nisur nga informacioni i referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit, rezulton se:
Shtetasja M. S., ka aplikuar për lejen e legalizimit të një ndërtimi pa leje, në zyrat e ALUIZNI-t, Tiranë, në vitin 2014. Prej asaj kohe, ajo nuk ka marrë asnjë përgjigje për aplikimin e saj.
Për t’u interesuar për ecurinë e aplikimit, është interesuar vazhdimisht edhe vajza e aplikueses, shtetasja K. Sala, e cila është efektive në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në sallën operative.
Kjo e fundit është njohur me shtetasen S. Musallaj, e cila i ka siguruar se kishte njohjet e duhura për të mbaruar punën me dokumentet.
S. Musallaj ka vendosur kontaktet ndërmjet të interesuarës, K. Sala dhe një punonjësve të Hipotekës së Tiranës, B. Belli. Kjo e fundit, pasi ka konsultuar letrat e aplikimit të bëra nga nëna e K. Salës, ka thënë se nuk ishte punë që e mbulonte institucioni i saj (Hipoteka). Gjithsesi, punonjësja e Hipotekës i ka thënë të interesuarës se kishte një mikun e saj te ALUIZNI-i i Tiranës, dega Laprakë, e konkretisht, shtetasin M. Bezhani.
Pas disa komunikimeve ndërmjet personave të mësipërm, është rënë dakord që e interesuara, shtetasja K. Sala, të paguante shumën prej 6 mijë eurosh te shefi i ALUIZNI-t për Laprakën, M. Bezhani.
Shuma e parave, në formë ryshfeti, është dorëzuar nga shtetasja K. Sala te punonjësja e Hipotekës, B. Belli, ditën e djeshme (dt. 12.11.2017).
Shtetasja B. Belli është takuar pasditen e së dielës me shtetasin M. Bezhani, duke i dorëzuar shumën e parave.
Në vijim të kësaj “pagese”, ditën e sotme (dt. 13.11.2017), aplikuesja K.Sala ka marrë lejen e legalizimit në bazë të aplikimit të kryer nga nëna e saj në vitin 2014.
Prokuroria e Tiranës ka qenë në ndjekje dinamike të kësaj situate dhe, pasditen e sotme, ka kryer ndalimet e shtetasve, si më poshtë:

– K. Sala, punonjëse policie (aplikante)
– B. Belli, punonjëse e ZVRPP (Hipoteka) Tiranë
– M. Bezhani, përgjegjës zyre ALUIZNI, Laprakë, Tiranë
– S. Musallaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY