EMRAT/ Kukës, vrau 16 vjeçarin me thikë, mbetet në burg adoleshenti

EMRAT/ Kukës, vrau 16 vjeçarin me thikë, mbetet në burg adoleshenti

190
0
Shares

Sot në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër u zhvillua gjykimi për “vleftësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit” për të dyshuarin Roland Matraxhi, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale të “vrasjes më dashje dhe mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”, pasi dyshohet se më datë 10 nëntor 2017, në qendër të Kukësit ka vrarë me thikë shtetasin Alkis Metallari, i moshës 16 vjeç.
Pas kërkesës së Prokurores Shqiponja Milla, Gjykata e kryesuar nga Besmir Stroka, ka vendosur caktuar ndaj të dyshuarit Roland Matraxhi masen e sigurise “arrest në burg”.
I dyshuari u shpreh se nuk ka dashur të vrasë shtetasin Alkis Metallari. Ndërsa avokati mbrojtës Anton Kosteri, ka thënë se nuk jemi për veprës penale të “vrasjes më dashje”, por jemi në kushtet e “vrasjes në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, pasi fillimisht i dyshuari është sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga viktima dhe një person tjetër, dhe se i dyshuari ka qenë duke mbrojtur veten.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY