TABELA/ Arratisja drejt Europës, ja sa shqiptarë kanë vdekur

TABELA/ Arratisja drejt Europës, ja sa shqiptarë kanë vdekur

171
0
Shares

Një nga gazetat prestigjioze gjermane “Tagesspiegel” ka bërë publike një listë emrash, mbiemrash, origjinën e njerëzve dhe shkaqet e vdekjeve të personave që kanë tentuar të kalojnë në Evropë që në vitin 1993.
Sipas gazetës në harkun kohor prej 24 vitesh, kanë humbur jetën 33293 persona në tëntativë për të mbërritur në vendet e Evropës.
Në mesin e të vdekurve ndodhen edhe shqiptarë të cilët për një jetë më të mirë janë detyruar të lënë vendin e tyre dhe për t’u nisur në një aventurë sa të rrezikshem aq dhe tragjike.
Në listë figurojnë shqiptarë, marokenë, afganë, jugosllavë, iranianë, irakenë, afrikanë dhe sirianë, pra një listë e gjatë kombesh të cilat janë edhe sot në lëvizje të vazhdueshme, gjë e cila mund të ndikojë në thellimin e numrit të të vdekurve.
Gazete gjermane për nxjerrjen e numrit të të vdekurve ka bashkëpunuar me agjenci dhe disa ente për të arritur në një përfundim shumë të rëndësishëm.
UNITED for Intercultural Action, njën rrjet I gjerë me bazë në Amsterdam ka mbledhur të dhënat e listës, një pjesë e kësaj liste me 7,128 raste është ekspozuar për herë të parë dhjetë vite më parë në Amsterdam, ndërsa kjo shifër aktualisht është 5 fishuar, ndërsa në këtë listë numërohen edhe 404 shqiptarë nga Shqipëria.

Foto – Pjesë nga dokumenti i publikuar nga gazeta gjermane për personat që kanë humbur jetën në endrrën për një jetë më të mirë në Evropë

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY