VIDEO/ Basha: Buxheti 2018 është shkrirja mes qeverisë, krimit dhe drogës për...

VIDEO/ Basha: Buxheti 2018 është shkrirja mes qeverisë, krimit dhe drogës për pastrimin e parave të pista

103
0
Shares

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat pas mbledhjes së grupit, ka akuzuar kryeministrin dhe qeverinë se ka hartuar një buxhet që shkon në favor të interesave të konsorciumit kriminalo-politik, që me padronin Edi Rama ka marrë peng vendin. Sipas Bashës me këtë buxhet do të pastrohen paratë e fituara nga shitja e kanabisit dhe do të legjitimohen fitimet e drogës nga baronët që i qëndrojnë afër Edi Ramës. “Edi Rama do ta përdor 2018 për të pastruar miliardat e drogës. Kemi të bëjmë me një trekëndësh të narko-shtetit. Trafikantët do të blejnë biznese me paratë e drogës. Krimi i organziuar me paratë e drogës të 2015-2016, po zhvendoset në mes të shesheve të Tiranës dhe në të famshmin projekt “1 Miliardë” euro të Edi Ramës. Do të pastrohen paratë në veprat publike, si shkollat, rrugët dhe spitalet që do t’i jepen me koncension pas asnjë procedurë ligjore kompanive fiktive të baronëve të drogës. Shqiptarët do të zhyten në mjerim, oligarkët, Edi Rama dhe baronët e drogës do të pasurohen duke qarkulluar në mënyrë të ligjshme paratë e pista të drogës ne ekonominë e vendit”, deklaroi Basha. Kryeopozitari Basha theksoi se buxheti i 2018 duhet te hetohet nga Prokuroria dhe agjencitë e huaja ligjzabtuese, sepse është provë që fakton lidhjet e qeverisë me krimin dhe drogën. Ai e mbylli fjalën e tij duke nënvizuar se përgjegjësit për kanabizimin do të vendosen shumë shpejt para përgjegjëisë dhe PD nuk do ta votojë këtë buxhet.

Buxheti 2018 është shkrirja mes qeverisë, krimit dhe drogës për pastrimin e parave të pista! Kjo është e vërteta, të cilës do t’i qëndrojmë bashkë me shqiptarët!

Publié par Lulzim Basha sur lundi 13 novembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY