VIDEO/ “Kazani”  Le Iene i përgjigjet Ramës: Shiheni mirë reportazhin për Bulqizën...

VIDEO/ “Kazani”  Le Iene i përgjigjet Ramës: Shiheni mirë reportazhin për Bulqizën dhe mendoni çfarë zgjidhje t’i jepni situatës

216
0
Shares

Kryeministri Edi Rama në një drekë që i organizoi një familje në Bulqizë e quajti televizionin italian ‘Italia Uno’, një media kazani vetëm sepse kishte realizuar një reportazh të arrirë, ku pasqyronte realitetin e hidhur të fëmijëve të kësaj zonë, të cilët detyrohen prej varfërisë që të braktisin shkollat për të punuar në galeritë e kromit. Rama shkoi edhe më tej duke ofenduar gazetaren dhe duke thënë se xhirimet ishin të vjetra dhe nuk ishin realizuar gjatë qeverisjes së tij. Por, sot ka ardhur edhe reagimi i gazetares Alice Martineli që ishte në Bulqizë dhe realizoi reportazhin me fëmijët që punojnë për të mbledhur krom, për 2-3 mijë lekë të vjetra në ditë. Emisioni Le Iene dhe gazetarja Martineli i janë përgjigjur akuzave të kryeministrit të Shqipërisë, duke publikuar datat kur janë xhiruar. Në reagimin zyrtar madje shtrohet pyetja se çfarë do të bëjë kryeministri dhe qeveria shqiptare për të ndryshuar situatën e mjerueshme në Bulqizë.

Reagimi i gazetares italiane, Alice Martineli:

Dikush është bezdisur nga shërbimi ynë për fëmijët shqiptarë që mbledhin krom. Edi Rama, kryeministri shqiptar, gjatë një paserele para kamerave thotë se Le Iene është “një program plehrash” dhe na akuzon se kemi realizuar “një reportazh m… me pamje të vjetra, mbi një fenomen që nuk ekziston më”. I dashur kryeministër Edi Rama, e kuptoj që reportazhi ynë nuk ju ka pëlqyer, por për diçka duhet të jeni i qetë: Është xhiruar midis 14 e 17 tetorit 2017, as një muaj më parë. Nëse pamjet që keni parë nuk ju mjaftojnë (në 90% të tyre shfaqem unë, si mund të jetë shërbim i vjetër?), kemi të gjitha provat që e demonstrojnë: filmime e fotografi me data, kuponë e fatura nga qëndrimi ynë. Por më thoni, meqënëse mund t’jua demonstrojmë që gjithçka është e vërtetë dhe aktuale, ju tani do të bëni diçka për fëmijët e Bulqizës dhe familjet e tyre? Sepse ne i pamë me sytë tanë teksa mbledhin gurë për t’i shitur më pas me 10 cent kilogrami. Ashtu siç pamë që, kur bie nata, një pjesë e qytetit është krejtësisht në errësirë. Dhe që kushtet strukturore dhe higjienike të disa shtëpive janë të tmerrshme. Ju çfarë mendoni të bëni?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY