PS kërkoi shkarkimin e kreut të KQZ, Zguri: S’merrem me deklarata politike

PS kërkoi shkarkimin e kreut të KQZ, Zguri: S’merrem me deklarata politike

127
0
Shares

Nga ambientet e Komisonit të Ligjeve, kreu i KQZ-së, Klement Zguri bëri edhe një koment të dytë për kërkesën që Partia Socialiste bëri për shkarkimin e tij pas vendimit për të mos i hequr mandatin kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj. Zguri tha se vendimi është publik dhe mund të verifikohet. Ndër të tjera ai deklaroi se është i hapur për të mësuar nëse është vendim i drejtë apo jo dhe ftoi Partinë Socialiste që ta ankimonte vendimin në Kolegj dhe në Gjykatën Administrative. “Në një deklaratë dje kam kërkuar që të ruaj statusin tim të funksionarit publik dhe do ti qëndroj deri në fund. Kush është institucioni që vlerëson një vendim të KQZ nëse është apo jo i ligjshëm. Asnjë subjekt zgjedhor nuk e ka ankimuar vendimin e KQZ. Vendimet e KQZ ankimohen në Kolegj dhe Gjykatë Administrative. Fakti që nuk ankimohet do të thotë se vendimi pranohet. Me deklaratat politike nuk merrem”, deklaroi Zguri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY