DEBATI/ Kreu i KQZ kërkon fonde shtesë për infrastrukturë dhe logjistikë, qeveria...

DEBATI/ Kreu i KQZ kërkon fonde shtesë për infrastrukturë dhe logjistikë, qeveria nuk pranon…

126
0
Shares

Në Komisionin e Ligjeve u shqyrtua sot projekt-buxheti për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i KQZ-së, Klement Zguri i kërkoi qeverisë më shumë fonde për logjistikë dhe infrastrukturë, sepse mungojnë magazinat për grumbullimin e dosjeve me informacion. Por kjo kërkesë e tij hasi në kundërshtimin e përfaqësuesve të opozitës.

Debati:

Klement Zguri: Kërkojmë fonde shtesë për logjistikë dhe infrastrukturë. Magazina që kemi kërkon investimet dhe rikonstruksion. Ne po punojmë me makina të vitit 1994 dhe janë jashtë përdorimit.

Bashkim Fino: Ne kemi financuar gjithmonë KQZ. Me këtë projekt buxhet është në rregull, janë shtuar dhe 6 punonjës në KQZ, është shtuar dhe fondi i pagave. Problemet janë çështje të dorës së dytë. Nëse ka nevojë për një magazinë e ja japim se kalon direkt me VKM.

Përfaqësuesja Ministria e Financave: Buxheti është i mjaftueshëm për KQZ-në.

Oerd Bylykbashi:  Çështja e reformës zgjedhore nuk ka lidhje me buxhetin. Është detyrimi ynë që ti japim ato para që tani, KQZ-së. Ne si Parlament nuk i kemi dhënë fondet e mjaftueshme. Flasim për atë që është sot, një gur themeli është administrata, dhe duhet ti menaxhoj jo vetëm në vitin zgjedhor. Kemi tentativa për ç’bërjen e pavarësisë së këtij institucioni. Këto që kërkon janë bazë, magazina për ruajtjen e materialeve është primare. Gjithmonë ka qenë në vështirësi. Duhet të pajiset me çdo gjë që kërkon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY