Tabaku: Qeveria gënjen, rritje pagash e pensionesh nuk ka në 2018

Tabaku: Qeveria gënjen, rritje pagash e pensionesh nuk ka në 2018

139
0
Shares

Qeveria dhe kryeministri po deklarojnë vazhdimisht se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë ai i investimeve të mëdha, por mbi të gjitha do të sigurojë rritje pagash dhe pensionesh, gjë që nuk u pa në mandatin e kaluar të Edi Ramës. Por këto premtime e pohime të qeverisë i hedh poshtë deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila shkruan në Facebook se “nuk ka asnjë rritje pagash, pensionesh e ndihme ekonomike”, nisur nga analiza që i bën projektbuxhetit të qeverisë për vitin 2018.

Postimi i Jorida Tabakut:

“Dëgjoj makinën e propagandës qeveritare të flasë për rritje pagash, pensionesh dhe ndihmës ekonomike për vitin e ardhshëm. Gënjejnë! Pasi mes propagandës dhe faktik është një det i madh të vërtetash që i nxjerr zbuluar.

  1. Fakti është se për vitin e ardhshëm buxheti ka rezervuar 1 mld lekë shtesë në paga, që ështe 4.5 mld lekë më pak se viti sivjetshëm elektoral.
  2. Fakti është se për vitin e ardhshëm qeveria ka parashikuar 1.8 mld lekë rritje fondesh pensioni nga 2.5 mld lekë në vitin aktual. Pa llogaritur dështimin e skemës së pensionit në fshat.
  3. Fakti është se qeveria nuk ka asnjë lek shtesë për ndihmën ekonomike megjithëse shqiptarët taksa progresive i ka bërë gjithnjë e më te varfër.

Kjo është e vërteta e buxhetit 2018 që nxjerr zbuluar propagandën e qeverisë. Ose kane ne plan te pergjysmojne numrin e perfituesve ose kane ne plan te zbarzin Shqiperine!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY