DENONCIMI/ Ndrikull Xhaçka dopio lumturim burrit biznesmen, i dhuron uzinën e Mjekësit

DENONCIMI/ Ndrikull Xhaçka dopio lumturim burrit biznesmen, i dhuron uzinën e Mjekësit

228
0
Shares

Dhënia me koncension e uzinës së Mjekësit është kryefjala e denoncimit të rradhës të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook. Sipas këtij denoncimi kjo uzinë po i jepet për shfrytëzim klientëve të qeverisë, ose më saktë, bashkëshortit biznesmen të ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka. “Ndrikull Xhaçka dopio lumturim burrit,  edhe si bashkëshort por edhe si biznesmen! Aferim! Këtij i thonë Partneritet Publik Privat me burrin (PPPB)! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital”, shkruan Berisha duke ironizuar në mënyrën më të ashpër këtë vendim të paprecedentë të qeverisë shqiptare. Qytetarët denoncojnë se ish-deputeti socialist Artan Gaçi fshihet prapa kompanisë ushtarake italiane. “Doktor ju pershendes! Ministrja e Mbrojtjes e quajti sukses kalimin me PPP uzinen e Mjekesit nje kompanie ushtarake italiane. Beretta thone. Prapa gjithe kesaj historie eshte Tan Gaçi, burri ministres dhe Pelikani Security per aferat e veta duke lene me gisht ne goje banoret e zones!Ky eshte PPP me burrin doktor”, thuhet në mesazhin denoncues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY