FOTO/ Policia zbardh operacionin në Napoli, sekuestrim pasurie për tre shqiptarë, ja...

FOTO/ Policia zbardh operacionin në Napoli, sekuestrim pasurie për tre shqiptarë, ja emrat

163
0
Shares

Të tjera detaje janë zbardhur nga policia shqiptare lidhur me operacionin e koduar “Smoke Snake”, që u krye nga Guardia di Finanza e Marcianise. Hetimet kanë nisur që në Qershor të vitit 2016 dhe që prej asaj kohe e deri në finalizimin e operacionit ka patur një shkëmbim në kohë reale informacionesh mes Policisë së Shtetit, Guardia di Finanza-s dhe Policisë Italiane nëpërmjet Zyrave Ndërlidhëse në Itali dhe Tiranë. Që nga viti 2016 janë sekuestruar 38 kg Marijuanë dhe 8 kilogramë Heroinë, ndërkohë që janë sekuestruae edhe 500 mijë euro pasuri: 2 apartamente, 1 autoveturë, 3 kompani, 65 llogari bankare 18.000 euro në Cash. Gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme janë ekzekutuar 21 urdhër arreste, për 21 shtetas, midis tyre 18 Italianë dhe 3 shqiptarë. “Shqiptari me iniciale L. C. vjeç 36 u arrestua sot gjatë operacionit, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar më parë në flagrancë po në kuadër të këtij operacioni. E. N. 26 vjeç ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg. E. Sh 39 vjeç ka qenë i arrestuar dhe iu bë njoftimi i urdhër arrestit në burg. Gjatë operacionit është sekuestruar edhe një sasi Heroinë, rreth 1 kg në Napoli. Po gjatë operacionit janë sekuestruar edhe asete të tjera të përfituara nga veprimtaria kriminale që kalojnë gjysmë milioni euro. Organizata kriminale operonte në fushën e drogave të forta kryesisht të tipit Heroinë në zonën e Napolit dhe Kazertas. Operacioni është në vazhdim dhe për këtë arsye nuk mund të japim detaje të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY