Kush po izolohet, ligjvënësit amerikanë nuk takuan Ramën

Kush po izolohet, ligjvënësit amerikanë nuk takuan Ramën

104
0
Shares

Takimi me Kryeministrin Edi Rama duhet të jetë konsideruar i padobishëm nga ana e kongresmenëve amerikanë që vizituan djeTiranën dhe kontaktuan me zyrtarët më të lartë të politikës.

Ambasada amerikane njoftoi sot se një delegacion me anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, udhëhequr nga kongresmeni Bob Goodlatte, kreu një vizitë në Shqipëri të mërkurën, gjatë së cilës nënvizuan partneritetin strategjik midis ShBA dhe Shqipërisë, rëndësinë e reformës në drejtësi për vendin, dhe çështje rajonale. Përfaqësuesit Steve King, Matt Gaetz, Dave Trott, David Cicilline, dhe Peter DeFazio iu bashkuan Z. Goodlatte, i cili shërben si Kryetar i Komitetit të Drejtësisë të Kongresit, gjatë takimeve me Presidentin Bujar Nishani, presidentin e zgjedhur Ilir Meta, Ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kreun e opozitës Lulzim Basha, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Delegacioni i zgjeruar i kongresmenëve do të vizitojë disa vende të Ballkanit. Sipas medias së Uashingtonit, delegacioni do të shqyrtojë kryesisht rolin e diplomatëve amerikane në këto vende në lidhje me krizat që po kapërcejnë si dhe ndikimi politik i Sorosit.

Ky është një rast i rrallë që Kryeministri i Shqipërisë nuk takohet prej ligjëvënësve amerikane, aq më tepër që delegacioni drejtohej nga një kryetar komisioni. DRONI.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY