Gjykata lë në burg edhe kushëririn – sekser të gjykatësit 300 milionësh...

Gjykata lë në burg edhe kushëririn – sekser të gjykatësit 300 milionësh Shkëlqim Miri

157
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi në orët e para të mëngjesit masën e sigurisë “arrest me burg” për Kujtim Mirin, kushëririn dhe sekserin e gjykatësit të arrestuar për korrupsion, Shkëlqim Miri. Kanë qenë telefonatat nga burgu të Gentian Dodës ato që çuan në arrestimin e gjyqtarit të Apelit, Shkëlqim Miri, i akuzuar tashmë për korrupsion aktiv. Ndërkohë “ABC Neës” ka siguruar në mënyrë ekskluzive dosjen e prokurorisë, ku dalin në dritë përgjimet telefonike dhe kontaktet e gjyqtarit me kushëririn e tij Kujtim Miri, i dyshuar si ndërmjetës i rryshfetit. Përgjimi i një numri telefonik të përdorur në qeli nga ana e Gentian Dodës, i dënuar për një ngjarje të vitit 1997 në Burrel, ka qenë çelësi i hetimit. Përmes telefonit Doda u kërkonte personave jashtë burgut t’i siguronin një shumë prej 30 mijë euro, që dyshohet të jetë përdorur për rryshfet në Apel. Sipas prokurorisë, shuma prej 30 mijë euro është siguruar nga ana e Alban Buçit, i shpallur në kërkim, dhe një familjari të Gentian Dodës, i identifikuar nga hetimi. Totali është siguruar nga dy shuma të veçanta prej 15 mijë euro. Sipas dosjes së siguruar nga abc.neës në një bisedë telefonike të datës 23 maj 2017 në orën 12:00 Gentian Doda udhëzon të afërmin e tij për sigurimin e parave. “Do me plotësu si do që të jetë, kur të japin ky 15 euro. Kështu që ti sa ke aty. I ke 15 euro të gatshme, apo ke 14. Sa janë. Duhet të plotësosh 30 dhe t’i çosh diku me Albanin”, thuhet në telefonatë. Sipas prokurorisë pasi paratë janë mbledhur, ato i janë dorëzuar Kujtim Mirit, aktualisht i arrestuar, në një lokal në zonën e Fushë-Krujës në 23 maj 2017. Ky veprim është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa pas këtij dorëzimi, Alban Buçi i ka dërguar një sms Gentian Dodës, duke i shkruar në anglisht tekstin “Çdo gjë në rregull tani, nga mesi i muajit tjetër”. Teksti përfundonte me tre emoji duarsh, që sipas prokurorisë ishte gjuhë e koduar, duke nënktuptuar që tre gjyqtarët jepnin miratimin. Në komunikim telefoinik të datës 25 maj mes Alban Buçit dhe nënës së Gentian Dodës, Buçi i jep asaj garanci se i biri do të lirohej nga burgu. “Rri pa merak. Ta jap unë me garanci se për dy javë e ke jashtë, sepse kam mbaruar punë unë para nja dy ditësh. Kam qenë i kam takuar unë ato. U kam dhënë ca dokumente. I kam dhënë një thes me dokumenta”. Por çfarë e lidh në këtë hetim Kujtim Mirin me gjyqtarin, përveç marrëdhënies së tyre të farefisnisë? Referuar dosjes, prokuroria ka vënë re komunikime të shpeshta telefonike mes Kujtim Mirit dhe gjyqtarit Shkelqim Miri, i cili ishte pjese e trupit gjykues të dosjes së Dodës në Apel. Sipas të dhënave, ditën e dorëzimit të parave, Kujtim Miri dhe gjyqtari kanë komunikuar tre herë në telefon, para dhe pas veprimit në Fushë-Krujë. Ata janë pasur komunikime edhe në datat 24, 25 e 26 maj 2017, në 4 dhe 5 qershor 2017, si edhe një ditë pas shpalljes së vendimit në Apel në 8 qershor 2017.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY