LASGUSHI/30 vjet nga fluturimi i shtergut te fundit

LASGUSHI/30 vjet nga fluturimi i shtergut te fundit

169
0
Shares

Nga Ilir Seci

Në datën e sotme, plot tridhjete vjet me pare, me 12 Nentor 1987 ndërrroi jetë gjigandi i poezise shqipe, Lasgush Poradeci. Emri i tij i plote ishte Llazar Sotir Gusho, u lind me 27 Dhjetor 1899 dhe vdiq me 12 Nëntor 1987.
E kujtoj si sot habine time prej gjimnazisti në vit te tretë, kur u dha lajmi se kishte vdekur poeti Lasgush Poradeci.
-“Pse paska qenë gjallë!?” – ishte habia e natyrshme për një poet qe nuk permendej, athuase nuk jetonte deri në atë ditë kur u dha lajmi i vdekjes. Ngaqë në tekstet shkollore Lasgushi permendej si poet i viteve ’30, ne na ishte ngulitur mendje ideja se poeti nuk jetonte me. Ishte lënë në harresë nga sistemi, nji harresë e helmët e ushqyer nga smira dhe zilia e drejtuesve te Lidhjes se Shkrimtarëve. Lasgushi, per Lidhjen e Shkrimtareve te lidhur pas Partisë, ishte model katerciperisht i kundert me ta. Poeti kishte preferuar heshtjen perpara zulmës që mund ti sillte Lidhja pas Partise. Shkrimtarëve te Oborrit, krijuesve xhonglere te Bllokut qe shkruanin sipas mesimeve te shokut Enver, modeli Lasgush Poradeci ishte model qe i terbonte, mu ashtu si tërbohen njerezit e përdalë përballë modelit të njerëzve të virtytshëm.
Gjigandi Lasgush Poradeci me gjenine e vet krijuese zgjodhi jokonformizmin, shperfilli atë sistem duke zgjedhur heshtjen dhe harrimin ne vend te zulmes e levdatave qe mund t’ia jepte me dekret diktatura.
Koha i dha te drejte!
Kur gjerat ranë në vend të vet dhe arti u vleresua si art, poeti i madh mbeti aty ku ishte, aty ku kishte qene gjithe jeten, në Panteonin e Poezise Shqipe, atë panteon ku nuk hyn kush me dekrete te partive dhe qeverive qe vijne dhe shkojne. Ate Panteon ku hyjne Poetet e vertete dhe jo – “Borite e partise” – siç i quante vetë Lasgushi servilet e regjimit diktatorial…
Lasgushi vjen ne letersine shqipe në vitet tridhetë, ne ato vite lulezon krijimtaria e tij.
Vjen si nje model i ri, shfaqet modern ne mesin e një trashegimie letrare te dominuar nga krijimtaria me frymezime folkloriko-patriotike. Lasgushi vjen ne letersine shqipe si nje krijues i ri me nje krijimtari që shpertheu si nje yjësi e re në universin letrar shqiptar. Jo se Lasgushi nuk i vleresoi temat folklorike dhe patriotike, aspak, por Lasgushi i modernizoi ato tema, si ka arritur ta bëjë te poezia “Poradeci”, ku poeti permbledh dramen e copetimin te trojeve shqiptare ne menyre mjaft lakonike :

“Duke nisur udhëtimin mes-për-mes nër Shqipëri,/
Drini plak e i përrallshëm po mburon prej Shëndaumi./”

Drini i Zi buron në tokat tona mbetur në Maqedoni kurse Drini i Bardhe në Kosoven e asaj kohe që ishte nen Serbi. Drini plak…Drini shqiptar. Drini i Bashkuar në Kukes pastaj rrjedh përsëri, “…mes-per-mes nër Shqiperi”, sepse jashte kufinjeve administrative, në veriperendim të atdheut janë trojet tona në Mal të Zi. Pa patetikë, pa deklamacion, në konkluzionin e nji poezie brilante, Poetii me dy rreshta fshin lotin e dhimbjes që i shkakton drama kombetare…
Me vendsojen e diktatures komuniste liriku gjigand heshti. Shtergu i qiejve nuk pranoi konformizem, heshti, nuk pranoi te behej “Bori e Partise” si u bënë ata që i ironizonte vetë Lasgushi, ata poetet dhe shkrimtaret që trumbetoheshin si pararoje e realizmit socialist. Per këtë gje Lasgushi u la në harrese, pse nuk zgjati qafën plot nënshtrim. Në kohën kur trumbetohej se artin e bejne “inxhinieret e shpirterave”, nuk kishte vend per vargjet e Lasgushit që apelonin per shpirtëra të lirë, për ndjenja te thella, për lirine e njeriut. Mbas vitit 1945 Lasgushi u mor kryesisht vetem perkthime duke na pasuruar shqipen me disa nga përkthimet më të arrira ndonjehere në gjuhen tonë. Lasgushi ishte krijues dhe intelektual i pergjegjshem. Kur u mbajt kongresi i deejtshkrimit te gjuhes shqipe ne vitin 1972 e kishin ftuar edhe Lasgushin, por poeti shmang pjesmarrjen duke u shtruar ne spital sikur ishte semure. Mbas disa kohesh miku i tij, gjuhetari David Luka e pyet pse nuk mori pjesë në kongresin e drejtshkrimit!?
Poeti i pergjigjet :
-“Une kam shume frikë nga historia!”
Keshtu mendon nje intelektual i pergjegjshëm per veprimet e veta, qe mendon per me gjate se lavdia e momentit. Keshtu mendon krijuesi qe çmon te verteten me shume sesa titujt dhe vleresimet e dhëna me dekret nga regjimi vrastar, për shërbimet e vyera. Krijuesi me moral qëndron kryenaltë dhe nuk zgjat qafën për t’iu nenshtruar plot servilizëm hallkave qe i vënë despotët…
Nderim për Poetin e madh të Kombit tonë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY