DETAJE/ Një telefonatë zbuloi 1.5 ton hashash në Vilun

DETAJE/ Një telefonatë zbuloi 1.5 ton hashash në Vilun

124
0
Shares

Një telefonatë e bërë në Policinë e Shkodrës se një shtëpi në zonën e Vilunit po kryhej një vjedhje për pak ka hedhur në erë operacionin për bllokimin e 1.5 ton kanabis .
Shtëpia në pronësi të Petrit Vukasni i cili është banues në Itali është shfrytëzuar si magazinë për drogën, e cila më pas do transportohej me gomone në vendin fqinj. Godina dy katëshe ishte nën kujdestarin e Sokol Ujka i cili u arrestua.
Efektivi i Policisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë, Enriko Zyle ka kryer punën e garantit si dhe ka shoqëruar furgonin me lëndë narkotike nga Vlora në Velipojë. Pesë të arrestuarit në këtë aksion kanë mohuar njohjen me njëri-tjetrin. Por policia po hetonte grupin prej muajsh dhe është faktuar se ata janë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Blutë vazhdojnë kontrollet për prangosjen e tre personave të shpallur në kërkim.
Prokuroria së bashku me policinë e kishin në survejim prej disa muajsh këtë grup i cili drogën e siguronte në Vlorë, Tepelenë dhe Përmet. Sipas hetuesve, grupi zgjidhte bregdetin e Lezhës për nisjen e ngarkesave pasi kjo hapësirë nuk kontrollohet siç duhet për shkak të mungesës së një stacioni monitorimi.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nën hetim një grup kriminal nga Vlora i cili në shumicën e rasteve nuk nis ngarkesa nga qyteti jugor. Në disa raste policia ka bllokuar kanabis që dyshohet se i përket këtij grupi në bregdetin e Divjakës dhe Kavajës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY