Mali i Zi, policia sekuestron 33 kg marjuanë në kufirin me Shqipërinë

Mali i Zi, policia sekuestron 33 kg marjuanë në kufirin me Shqipërinë

146
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia e Malit të Zi ka sekuestruar në kufirin me Shqipërinë 33 kilogramë marjuanë. Sipas televizionit shtetëror të Podgoricës, lënda narkotike po transportohej në vijën kufitare nga shtetas shqiptar me anë të një mushke. Pasi ka parë policët, trafikanti ka hedhur drogën në tokë dhe është arratisur në territorin shqiptar. Agjentët nuk kanë bërë të mundur identifikimin e tij.
Bëhet me dije se autoritetet shqiptare janë informuar lidhur me ngjarjen. Gjithashtu policia e Malit të Zi ka nisur hetimet për këtë rast.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY